Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, Vjosa Osmani: Jemi brenda afatit ligjor

Aktuale

Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, Vjosa Osmani: Jemi brenda afatit ligjor

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 16:08
Vjosa Osmani

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, ka thënë se Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike është në shqyrtim dhe se ende janë brenda afatit ligjor.

Sipas saj, posa të marrin propozimet nga Komisioni për Buxhet dhe Financa atëherë do të procedojnë tutje.

”Sa i përket Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike gjithçka është brenda afatit ligjor sepse iu duhet dy javë deputetëve për t’i propozuar amendamentet dhe sa jam e iformuar, deputetët janë duke i propozuar ato”.

”Në premtimet që i marrim nga Komisioni për Buxhet dhe Financa atëherë e procedojmë në Kuvend”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat