Hoti takon ambasadorët e QUINT-it, flasin për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Aktuale

Hoti takon ambasadorët e QUINT-it, flasin për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 18:36
Avdullah Hoti

Kryeministri Avdullah Hoti është takuar me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe Përfaqësuesin Special të BE-së me të cilët ka diskutuar bashkëpunimin në fushën e sundimit të ligjit, me theks të veçantë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Hoti u shpreh i vendosur për të fuqizuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe tregoi gatishmërinë e tij për të punuar së bashku në këtë drejtim me qeveritë e vendeve anëtare të QUINT-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat