Ministrja Bajrami tregon si e kuptoi për vjedhjen e 2 milionëve dhe çka i tha kryeministri Hoti

Aktuale

Ministrja Bajrami tregon si e kuptoi për vjedhjen e 2 milionëve dhe çka i tha kryeministri Hoti

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 21:25
Hykmete Bajrami

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka treguar si e ka kuptuar për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i shtetit.

Ajo tha se për gjithçka u informua 10 ditë pas ndodhisë.

“Unë saktë e kam marrë vesh me datën 20. Zvdrejtoresha e Thesarit ka ardhur dhe më ka lajmëruar. Unë ishte e zënë në një takim virtual’, thotë Bajrami në emisionin “Pressing” në T7.

“Gjëja e parë që kam thënë është që lajmëroni policinë e AKI’në. Të gjitha njësitet janë lajmëruar”, shpjegoi ajo.

Ministrja ka treguar edhe për informimin e kryeministrit Avdullah Hoti për rastin.

“E kam lajmëruar kryeministrin Hoti dhe ai u shqetësua shumë’, shtoi ajo, duke treguar se kryeministri ia bëri me dije se i dinte kompetencat e saj dhe që asaj i raporton shefi i Thesarit.

Bajrami thotë se këtë punë ua ka lënë në dorë organeve hetuese.

“Besoj në organet e drejtësisë. Nuk ka informatë që ju mungon organeve të drejtësisë’, tha Bajrami.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat