Ymeri: Tre faktorë po i nxisin partitë të formojnë një qeveri me bazë të gjerë

Aktuale

Ymeri: Tre faktorë po i nxisin partitë të formojnë një qeveri me bazë të gjerë

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 22:06
Visar Ymeri

Analisti Visar Ymeri thotë se klasa politike në Kosovë asnjëherë nuk ndalet së befasuari.

Ai thotë se Gjykata Speciale është një nga faktorët se e ka trazuar klasën politike në Kosovë javën e fundit

Dinamika e dialogut sipas tij është faktori i dytë që po nxitë debatet për krijimin e një qeverie të gjerë.

“E treta është ajo që po e shohim të gjithë. Frika nga Vetëvendosje”, tha Ymeri në “Debat Plus”.

“Këta janë pak a shumë tre faktorët që po e nxisin krijimin e një qeveria gjithëpërfshirëse me përjashtim të Vetëvendosjes”, shtoi më tej analisti.

Ymeri thotë se megjithatë në kushte normale asnjë nga këta faktorët nuk do të duheshin të ishin arsye për një qeveri tjetër.

Analisti thotë se megjithatë zgjedhjet e shpeshta në Kosovë e kanë çoroditur më shumë klasën politike në vend se ta stabilizonin vendin.

Ai thotë se megjithatë tashmë nuk ka arsye pse të mos shkohet në zgjedhje.

“Shkuarje në zgjedhje në dy komuna rrëzon tezën se zgjedhjet nuk mund të mbahen në këtë kohë pandemie”, tha ndër të tjera Visar Ymeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat