Sveçla komenton kontratën e nënshkruar nga Veliu: Prej fillimit deri në fund është korrupsion

Aktuale

Sveçla komenton kontratën e nënshkruar nga Veliu: Prej fillimit deri në fund është korrupsion

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 23:46
Ish-ushtruesi i detyrës së Minsitrit të brendshëm në Qeverinë Kurti, Xhelal Sveçla

Ish-ushtruesi i detyrës së Minsitrit të brendshëm në Qeverinë Kurti, Xhelal Sveçla, ka komentuar raportimet e medieve për nënshkrimin e kontratës për targa nga ana e Ministrit të tanishëm, Agim Veliu.

Sveçla ka thënë se zhbërja e Taskforcës anti-korrupsion ka lidhje me nënshkrimin e këtyre kontratave.

“Unë besoj se kjo taskforce është zhbërë me arsye. Arsyeja është për të mbrojtur interesat e individëve të caktuar. Për të pamundësuar luftimin e krimit në fusha të caktuara dhe një ndër to duket se është kjo kontratë e cila prej fillimit deri ën fund është korrupsion”, thotë ai.

“I gjithë historiku ka filluar me hapjen e një tenderi për furnizim me targa ku pas deklarimit të fituesit bëhet ankesë dhe pastaj kemi shpalljen e tri kontratave afatshkurtërta pa konkurrencë pa shpallje. Të trija i fiton e njëjta kompani. Shihet se ka shkelje të njëpasnjëshme. Në momentin që unë kam marrë detyrën jam ballafaquar me këtë lënë dhe bashkëpuntorëve të mi ju kam kërkuar që ta bëjnë analizen e thukët për këtë kërkesë.

Është hera e tretë që kjo jepet. Herën e parë është dhënë në shkurt të 2019. Herën e dytë më 11 nëntor 2019 me vlerë 246 mijë euro. Dhe herën e tretë tash këto ditë me vlerë 318 mijë euro. E gjithë procedura fillestare ka bërë fjalë për një shumë tepër më të vogël”, përfundon Svecla.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat