Tërnava edhe këtë vit në mesin e 500 personaliteteve më me ndikim në botën Islame

Aktuale

Tërnava edhe këtë vit në mesin e 500 personaliteteve më me ndikim në botën Islame

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 13:29
Naim Tërnava

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, përsëri ndodhet në listën e personaliteteve më me ndikim në botën Islame.

Në listën e Qendrës Mbretërore për Studime Islame dhe Strategjike, Tërnava gjendet në mesin e 500 personaliteteve tjera, njofton BIK.

“Në edicionin e vitit 2021, të Myftiu Tërnava radhitet në listën e liderëve me ndikimin administrativ më të madh, gjë kjo që dëshmon për angazhimin e tij institucional për të çuar përpara institucionet fetare islame në vend dhe për të krijuar raporte me institucionet tjera fetare e shtetërore në Republikën e Kosovës”, thuhet në kumtesën e BIK.

Ai gjithashtu përmendet edhe si një nismëtar për krijimin e Këshillit Organizativ Ndërfetar të Kosovës.

“Kjo përzgjedhje është një motiv shtesë, jo vetëm për Myftiun Tërnava, personalisht, por për të gjithë vartësit dhe nëpunësit e BIRK-ut për të vazhduar me kontribut për të mirën e shoqërisë, sikur që është një dëshmi shtesë para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare për punën që bën Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat