Deputetja e VV-së nga Merdarja: Pas marrëveshjes së katër shtatorit, Serbia është futur edhe më thellë në territorin e Kosovës

Aktuale

Deputetja e VV-së nga Merdarja: Pas marrëveshjes së katër shtatorit, Serbia është futur edhe më thellë në territorin e Kosovës

Nga: A.Morina Më: 27 tetor 2020 Në ora: 13:51
Fatmire Mulhaxha Kollçaku

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka komentuar marrëveshjen për operacionalizimin e pikës kufitare në Merdare.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje tha se pas marrëveshjes së 4 shtatorti, prezenca fizike e shtetit serb është futur edhe më thellë në territorin e Kosovës.

"Sa i përket operacionalizimit të pikës kufitare në Merdare pas zotimeve/marrëveshjeve të katër Shtatorit, ajo çfarë vërehet është vetëm futja fizike më thellë e Shtetit Serb në territorin e Republikës së Kosovës dhe asgjë tjetër", deklaroi Mulhaxha Kollçaku, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Sa i përket operacionalizimit të pikës kufitare në Merdare pas zotimeve/marrëveshjeve të katër Shtatorit, ajo çfarë vërehet është vetëm futja fizike më thellë e Shtetit Serb në territorin e Republikës së Kosovës dhe asgjë tjetër.

Nuk ka zbatim të marrëveshjeve të deritanishme në pjesën më të madhe dhe asnjë komunikim mes dy palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat