Gjykata liron “Dervish milicin”, reagon Latifi: Vetëm në gjykatat tona ndodhë kjo

Aktuale

Gjykata liron “Dervish milicin”, reagon Latifi: Vetëm në gjykatat tona ndodhë kjo

Nga: A.Morina Më: 27 tetor 2020 Në ora: 14:17
Blerim Latifi

Gjykata Themelore e Prishtinës ka konfirmuar se e ka pranuar propozimin e Prokurorisë Speciale për t’ia ndërprerë paraburgimin Dervish Krasniqit, i njohur si “Dervish milici” për shumë qytetarë të Klinës që kishin përjetuar e parë torturat e tij gjatë viteve 1998-99.

Ndaj, këtij vendimi ka reaguar edhe ish-këshilltari i Kadri Veselit dhe profesori Blerim Latifi ai tha se  vetëm gjykatat tona nuk e njohin një fakt themelor të atyre viteve që çdo stacion policie ka qenë qendër dhune e terrori mbi shqiptarët.

"Kështu ndodhë në Kosovë: mund të kesh qenë komandant policie gjatë viteve '90 dhe sot mund të lirohesh si i pafajshëm për mungesë provash, sepse gjykatat tona nuk e njohin një fakt themelor të atyre viteve që çdo stacion policie ka qenë qendër dhune e terrori mbi shqiptarët", tha Latifi, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Dervish Milici, për të cilin ekzistojnë dhjetëra tregime se si i torturonte shqiptarët në komunën e Klinës, gjatë kohës së Milosheviqit, qenka liruar nga paraburgimi, për mungesë provash. Kështu ndodhë në Kosovë: mund të kesh qenë komandant policie gjatë viteve '90 dhe sot mund të lirohesh si i pafajshëm për mungesë provash, sepse gjykatat tona nuk e njohin një fakt themelor të atyre viteve që çdo stacion policie ka qenë qendër dhune e terrori mbi shqiptarët.Pa përjashtim, madje.Bile aq e madhe ka qenë psikoza e terrorit policor, saqë kur kalonin afër stacioneve policore, njerëzit nuk guxonin as t'i shikonin me sy ato. Duhej ulur koka që të shmangej secila mundësi kontakti pamor me policët, se po të qëllonin policët me disponim të keq, e t’i shikoje, gjasat që të përfundoje nën pendrekun e tyre ishin maksimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat