Rrëfimi i padëgjuar i Halil Gecit: Adem Jasharin e tradhtuan shokët, ja emrat që i akuzon për tradhti ndër ta edhe Ibrahim Kelmendin

Aktuale

Rrëfimi i padëgjuar i Halil Gecit: Adem Jasharin e tradhtuan shokët, ja emrat që i akuzon për tradhti ndër ta edhe Ibrahim Kelmendin

Nga: N.Sh Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 14:44
Halil Geci

Halil Geci i cili njihet për shkrimet e shumta e të guximshme dhe shumë domethënëse karshi rrugëtimit që po kalon Kosova nga politikanet e papërgjegjshëm duke i sjellë Kosovës marrëveshje të dëmshme.

Ai flet se si u bojkotua nga LPK-ja Adem Jashari duke mos i afruar as një lloj ndihme me armatim, as ndihmë rezistence...!

Në intervistën e tij, dhënë për Radioprojektin Kopenhagë, radio e cila dëgjohet gjithandej në perëndim, deri edhe në Amerikë, Halil Geci mbushi energji mërgimtaret që të bashkohen siç u kanë bashkuar në luftë të bashkohen edhe në paqe, që së bashku ti qojnë në shtëpi ata që për 20 vite na gënjyen na vranë e na plaçkiten.

“Qeveria Haradinaj ishte ajo që e ndaloi ndarjen e Kosovës për të cilën ndarje ishte përkushtuar Edi Rama - Kristaqi i Shqipërisë dhe Hashim Broja i Drenicës. Haradinaj e shfaqë haptazi kundërshtimin e ti ku thotë: Kristaçit dhe Thaçit ua hoqa nga tavolina miliardat, shi për këtë Kristaçi e padit edhe në Gjykatë! Kjo çka ka bërë Haradinaj nuk ishte aq e lehtë. Qeveria Haradinaj e bëri ushtrinë, e bëri ligjin për Trepçën., e bëri  ligjin për Prishtinën, ligj ky që ishte bllokuar nga qeveritë paraprake për inat të njeri tjetrit”, thotë Geci.

Lexo edhe këtë:

Vazhdon rrëfimi i Halil Gecit: Duke shkelur mbi kufoma, Thaçi erdhi në pushtet, vrasësit sot gjenden në institucione...

Geci në këtë intervistë ka treguar edhe për familjen tij.

“Unë quhem Halil Geci, në Kosovë njihemi si 7 vëllezërit, unë jam vëllai i madh Halili pastaj është Fadili, Haxhiu, Ganiu, Nebihu, Nehati dhe më i vogli Esati. Njihemi si nipat e Bajraktarit nga Llausha e Drenicës nga një familje me gjendje të mesme ekonomike, me një bagazh të fort historik e kombëtar jo ndoshta shumë nga ne të rinjtë, por bagazhin kombëtar e kemi trashëgimi nga paraardhësit tonë baba, babagjyshi, katragjyshi dhe stërgjyshërit tanë, për familjen tonë flet libri i shkruar nga Dr. Islam Dobra dhe Dr. Kajtaz Rrecaj “Bajraku i Llaushes nëpër shekuj”. Në kohen e Titos familja jonë ishim të lëçitur nga ish sistemi Jugosllav si armiq të popullit, ose siç thonë Shqipëria ishim kulak që nuk kishim të drejtën e shkollimit, duke na e konfiskuar edhe atë pak pasuri që kishim, burrat e familjes sime ishin vrarë me pushkë në dorë në brigadën e Shaban Polluzhes në luftë kundër çetniko partizanëve komunist të Titos. Në luftën e dytë botërore janë vrarë të gjithë meshkujt e familjes tonë, djemtë më të mëdhenj që shpëtuan nga lufta 1945 kishin mbetur 5 vjeç deri 12 vjeç edhe ata ishin shpëtuar te dajallarët të veshur në rroba vajzash për t’mos rënë në sy se janë djemtë e Miftar e Halil Bajraktarit”, tregon Geci.

Ai tregon se babagjyshi i tyre Halili ishte komandant i çetave Ballistike e vullnetare, në anën e Xhafer Deves, plot 12 vite ishte përgjegjës i kufirit me Malin e Zi dhe Serbinë.

“Kështu që neve kemi një histori me përmbi dy shekuj luftë e sakrificë për liri, varret e të parëve të tonë janë në Serbi atje ku kishin shkuar nga Drenica të luftojnë dhe të i mbrojnë tokat shqiptare të Nishit e Toplicës”.

Geci tregon edhe për luftën e fundit që u zhvillua në Kosovë.

“Në luftën e fundit ishim të angazhuar 7 Vëllezërit aq sa ishim dhe dy djemtë e mi Artoni dhe Arbeni, gjithsej 9 meshkuj me pushkë në dorë. Kurse në politikë ishim në LDK ku jemi edhe sot, dhe në atë kohë e mbështetnim fuqishëm liderin Rugovën, neve i takojmë djathtizmit dhe mundohemi ta mbajmë gjallë frymën djathtiste”, tregon ai.

Sipas tij, kur filloi shpërbërja e Jugosllavisë, Kosova dhe populli i saj pat fatin të udhëhiqet nga bota akademike e asaj kohe me në krye me Ibrahim Rugovën, Dr. Fatmir Sejdiu, Dr. Fehmi Aganin, Akademik Idriz Ajetin, Akademik Mark Krasniqi, Akademik Zejnullah Rrahmanin, Magjistrin dhe Albanologun shkrimtarin publicistin e madh Skënder (Rrustem) Blakaj, Dr. shkencave Rexhep Gjergjin, ish ministrin e Arsimit Rexhep Osmani, mr, Naip Zeken, Dr. Edita Tahirin, publicistin dhe shkrimtarin e madh Jusuf Bugjovin, Anton Kolen, Kolë Berishën.

Ai thotë se ka edhe të tjerë po që nuk po i kujtohen dhe kështu e patëm lehtë të i bashkohen mendjes dhe trurit të kombit.

“Nga ajo kohë deri me sot po bëhen 30 vite që u rreshtuam në këtë parti. Ne si vëllezër në atë kohë ishim të ri dhe jetonim në bashkësi familjare, unë isha vëllai më i madh, isha kryefamiljari që më duhej kujdes që ti ruaj 6 vëllezërit tjerë që i kisha, si dhe afro 50 anëtarë sa ishim. Ishim në kohërat e vështira, dita ditës vike duke u vështirësuar situata politike, çdo here ngushtohej rrethi i veprimit. Kur Serbia suprimoi autonomin e vitit 74 duke mos lënë pikë hapësire të jetohet, i mbyllen shkollat, fakultetet, spitalet, na helmonin fëmijët në shkolla, na vriteshin ushtaret në kazerma ushtarake atje ku shërbenin, e çka më zi. Lëvizja gjithëpopullore LDK-ja së bashku me ish deputetet e autonomisë së Kosovën të sistemit monist, u organizuan së bashku me LDK-në dhe Ibrahim Rugovën dhe e shpallen Kushtetutën e Kaçanikut, ku Kosova juridikisht u bë shtet i barabartë me ish Republikat tjera Jugosllave, nëse do ekzistonte Jugosllavia, Kosova do të ishte si subjekt i barabartë me republikat tjera në Jugosllavi. Nëse shpërbëhet ne do mbesnim si subjekt i barabartë me republikat tjera, që kishim drejt shkëputje me kushtetutën e Kaçanikut njësoj si Republikat tjera, të hapur si nga Serbia ashtu edhe nga Shqipëria”, rrëfehet Geci.

Ai thotë se, shpërbërja e Jugosllavisë ndodhi, Kosova mbeti subjekt i vetëm sipas kushtetutës së Kaçanikut e shpallur me 7 shtator 1990. LDK-ja sipas tij, në atë kohë ngriti institucionet e saj qeverinë në ekzil me kryeministrin të asaj kohe Bujar Bukoshin.

“Filluam me mbledhjen e 3%  nga mërgimtarët që e mbajtën gjallë arsimin, shëndetin më vonë edhe luftën ku edhe vetë emigrantet morën pjesë në luftë direkte në terren. Kosova veç ishte shkëputur nga planprogramet e Serbisë. Pak më vonë filloi edhe rezistenca e armatosur me njësi guerile, si ajo e Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Sali Qekajt, ku ne me 9 meshkuj sa ishim ju bashkëngjitëm njësiteve guerile të udhëhequra nga Adem e Hamez dhe Shaban Jashari.......! duke kryer aksionet sipas urdhrit të tij. Aksioni i 6 korrikut i vitit 1992 ku me urdhër të Adem Jasharit njësiti i gueriles së Llaushes me në krye vëllain tonë Gani Gecin kryen aksionin e parë në qendër të Skenderaj mbi policinë Serbe, ku vritet një policë dhe plagosen një tjerë policë....., shumë ma vonë fillon lufta në Qirez e Likoshan, 5 dit më vonë rrethohet Ademi dhe bënë luftën se bashku me vëllaun Hamzen, babën Shabanin, dajën Osman, Bashkimi dhe me të gjithë familjen. Familje kjo që dinin ta përdornin pushkën në luftë të pa barabartë me armikun”, tregon Geci.

Ai tutje tregon se Adem Jashari është nip i Gecve të Llaushës, nip i kushërnijve të tij, por që me 7 Vëllezërit kishte një lidhje më ndryshe.

“Ademin e tradhtuan shokët e vetë, por edhe LPK-ja që udhëhiqej nga Xhavit Haliti, Ibrahim Kelmendi, Hashim Thaçi dhe disa të tjerë që ne i quajmë komandantet e Rognerit në Tiranë... ku Ademin e lanë pa armatim, edhe pse ai kërkonte vazhdimisht ata binin  armatim, por ua shpërndanin grupeve të tyre Marksiste-Leniniste Enveriste dhe Ademin e anashkalonin, dhe e quanin si të afërt me Rugovën. Ademit nuk ju gjenden afër asnjë nga shokët e tij, ata që gjithmonë rrinin me të, fatkeqësia është se asnjë nga shokët e tij nuk e ka krisur asnjë kapcoll, me përjashtim të Naim Lushtakut ku ka rezistuar nga kulla e tij aq sa deri ju kanë harxhuar predhat....!Ata që sua ndalen pushkën policisë dhe ushtrisë Serbe për tri dit rresht ishim ne dajallarët e Llaushes, pikërisht unë Halil Geci me vëllaun tim Ganiun dhe Besim Dajakun, por edhe me Sejdi e Jetullah Geci që ishin dajtë e Ademit. Vlen të theksohet se policia dhe ushtria Serbe se pari e kishin rrethuar Llaushen që të mos mundemi të ju shkojmë në ndihmë Ademit pastaj kanë filluar granatimet mbi familjen legjendare të Shabanit”, rrëfehet Geci.

Ai vazhdon të tregon se, ai bashkë me Ganiun dhe Besim Dajakun truprojën e presidentit Rugova ku pas lufte në liri u vranë nga një pritë e organizuar në makinën e vëllait ton Ganiut nga një atentat i territ, brenda në makinë vritet edhe gazetari i “Botës sot”, Bekim Kastrati dhe plagoset vëllai i tyre Ganiu.

“Ne së bashku me Ganiun dhe Besim Dajakun ndërruam pozicione dhe dolëm në vendin ku mundem të luftonim dhe ashtu bëmë, shkuam në vendin ku kapnim me pushkë forcat e policisë atje nga ana e Prekazit, armen më të rëndë dhe më të fuqishme e kishim një Pushkomitrolez 12.7 që quhej Gulinov... kërkova nga një kushëri që të u përgjigjëm me armë, aj mu përgjigj se kemi pak predha, vetë rashë në pusinë ku ishte përforcuar mitrolezi 12.7 e matem largësinë nga vendi ku ishim me dylbinë e snajperit tim, dhe filluam luftën, policia nuk e pritshin se kemi aso armesh sa ta kapi projektin ku ishin ata, me mua ishte vëllau Ganiu, Besim Dajaku dhe Jetullah Geci, dhe luftën e bëmë të gjithë së bashku ku armiku u zu në befasi dhe pësoi bukur do humbje në polici..... na diktuan dhe filluan te na  godasin, por falë Zotit shpëtuam. U tërhiqem nga ai vend dhe dolëm në anën e kundërt aty ku vishin përforcime me ushtarë e polici dhe aty sa ke dita me ato armë sa kishim u afroheshim forcave Serbe gjuanim drejt tyre me aq sa kishim fuqi ngase armët tona ishin të lehta dhe predhat duhet të ruanim”.

“Tri dit rresht u munduam ta ndihmonim me aq sa mujtem por mundësia ishte e vogël, ngase arsenali i madh ushtarak e policorë i Serbisë karshi armatimit dhe numrit të gueriles tonë ishte i madh, si me numër ushtaresh, si me armatim, neve në atë kohë ishim afro 20 veta kurse në përballje me policinë dhe ushtrinë serbe gjatë tri ditëve aq sa ka zgjatur lufta deri në flijimin e Jasharajve, ishim 5-6 veta, në krahasim me polic dhe ushtarë serbë që ishin me mia të organizuar nën komandën ushtarako policore prefekte”, tregon në rrëfimin e tij Halil Geci. Vazhdon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat