​Balaj në takim me studentët: Ndryshimit të domosdoshëm në vendin tonë i duhet forca rinore

Aktuale

​Balaj në takim me studentët: Ndryshimit të domosdoshëm në vendin tonë i duhet forca rinore

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 14:49
Albulena Balaj

Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj ka pritur në takim studentët e Fakultetit Filozofik të Universitetit “Hasan Prishtina”.

Balaj thotë se ishte kënaqësi për të që të takohet me përfaqësuesit e studentëve të këtij fakulteti e ku diskutuan për nevojat dhe kërkesat e tyre.

“Sot pata kënaqësinë që të pres përfaqësuesit e studentëve të Fakultetit Filozofik të Universitetit "Hasan Prishtina" në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ku së bashku diskutuam për nevojat dhe kërkesat e studentëve. Në kuadër të situatës aktuale në vend, studentëve u premtova se do të angazhohem për çështjet të cilat u diskutuan, në veçanti për ndihmën institucionale që i’u duhet studentëve në këtë kohë pandemie”, ka shkruar Balaj.

Balaj thotë edhe se ndryshimit të domosdoshëm në vend i duhet forca rinore.

“Ndryshimit të domosdoshëm në vendin tonë i duhet forca rinore, si energjia e vetme mbi të cilën mund të mbështetemi, andaj studentët i inkurajova që sa më shumë të jenë aktiv në jetën shoqërore dhe mbikëqyrjen e politikave, duke i ftuar që të vazhdojmë koordinimin dhe duke i siguruar se zyret e kabinetit tim do jenë në çdo kohë në dispozicion të të rinjve me potencial dhe vullnet për punë të mbara”, ka shkruar Balaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat