Flasin nga Ministria e Shëndetësisë: Kosova nuk vendos ”vija të kuqe”

Aktuale

Flasin nga Ministria e Shëndetësisë: Kosova nuk vendos ”vija të kuqe”

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Në faqen online të Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), listës së shteteve me rrezikshmëri të lartë infeksioni nga COVID-19, iu shtua edhe Gjermania.

Duke qenë se Kosova vepron në bazë të kësaj liste, të gjithë qytetarët që jetojnë në shtetet që janë pjesë e listës së ECDC, për të hyrë në Republikën e Kosovës duhet të posedojnë testin PCR negativ.

Testi duhet të jetë jo më i vjetër se 72 orë ose duhet të qëndrojnë 7 ditë në vetizolim, bëri të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Por lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se nuk vendosin ndalesa hyrje ndaj asnjë shteti.

”Kosova nuk vendos vija të kuqe”, shprehet ai.

Sipas tij, këtë e përcaktojnë kriteret e listës së Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

”Vet shifrat e rasteve me SARS CoV-2 (COVID-19) brenda një 24 orëshi të regjistruara, determinojnë se cilat shtete bëjnë pjesë në mesin e atyre me rrezik të lartë, sipas kritereve të listës së ECDC”.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, referuar listës së Qendrës Europiane, shtetet të cilat aktualisht Republika e Kosovës i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit me Covid-19 janë:

”Gjermania, Danimarka, Qipro, Sllovakia, Spanja, Franca, Italia, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjikë, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Sllovakia, Luksemburgu, Islanda, Sllovenia, Malta, Polonia, Kroacia, Lihtershtajni dhe Portugalia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat