Rritja e rasteve me Covid, deputeti i VV-së: Ta zgjojmë këtë qeveri të fjetur e këtë ministër pa kompetencë

Aktuale

Rritja e rasteve me Covid, deputeti i VV-së: Ta zgjojmë këtë qeveri të fjetur e këtë ministër pa kompetencë

Nga: G.B Më: 27 tetor 2020 Në ora: 15:59
VV

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka reaguar lidhur me rritjen e rasteve me Covid-10 në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se vala e dytë në prag, ndërsa reagimi institucional askund në horizont.

Uka ka thënë se duhet ta zgjojmë këtë qeveri të fjetur e këtë ministër shëndetësie pa pikë kompetence dhe se e presin në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi.

Postimi i tij i plotë:

Vala e dytë me Covid-19 në prag, rastet po shtohen, reagimi institucional askund në horizont. Vazhdojnë njëjtë, sikur të ishte edhe një ditë tjetër e zakonshme.

Prandaj, na duhet që ta zgjojmë këtë qeveri të fjetur e këtë ministër shëndetësie pa pikë kompetence.

E presim në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat