​MBPZHR fillon realizimin e subvencioneve për fermerët

Aktuale

​MBPZHR fillon realizimin e subvencioneve për fermerët

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka filluar me realizimin e pagesave direkte apo subvencioneve, ka bërë të ditur ministri Besian Mustafa.

Ai tha se pagesa e subvencioneve sivjet për të gjitha kulturat dhe për të gjitha masat pagesa do të bëhet dy herë në krahasim me vitin e kaluar.

Fillimisht do të paguhet pjesa e parë sipas programit të rregullt, ndërsa pasi të jenë paguar subvencionet për të gjithë fermerët, do të fillojë pagesa e dytë e subvencioneve për të gjithë përfituesit.

Mustafa tha se përkrahja ndaj fermerëve ka për qëllim kthimin e vitit 2020 nga një vit plot sfida për bujqësinë, në një vit të fuqishëm për bujqësinë e Kosovës.

Vendimi për dyfishimin e subvencioneve për të gjitha kulturat vjen si pjesë e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike, për t’u dalë në ndihmë fermerëve të Kosovës për ta përballuar goditjen që shkaktoi pandemia Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat