Avokati publikon pamjet e një fëmije palestinez, thotë se është rrahur nga Policia e Kosovës

Aktuale

Avokati publikon pamjet e një fëmije palestinez, thotë se është rrahur nga Policia e Kosovës

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 16:19
Foto Ilustrim

Avokati Gazmend Halilaj, pretendon se një fëmijë palestinez është rrahur nga zyrtarët policorë brenda stacionit të policisë.

Halilaj thotë se fëmija po lufton për jetën dhe ende nuk është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Avokati thotë se fëmija ka kërkuar strehim në kampin e refugjatëve dhe si është ofruar strehim, si dhe ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj institucioneve të sigurisë.

“Mbrëmë është rrahur nga policia brenda stacionit policor, ani pse duke luftuar për jetën dhe ende nuk është dërguar në QKUK, për tretman mjekësor. Me këtë logjikë të institiconeve, harrone anëtarsimin në BE, NATO, OKB etj. A s’jemi ne vet ata, që para pak viteve kërkonim strehim, a s’ jemi ne vet ata që, sot me na kthye shpinën bashkësia ndërkombëtare, përsëri duhet të kërkojmë, a thu me qfarë fytyre do iu trokasim në derë shteteve tjera”, ka shkruar ndër të tjera ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat