Laboratori “Avicena” po rrezikon qytetarët, ata ankohen: Zemaj e Tahiri kërkojnë të trajtohet rasti

Aktuale

Laboratori “Avicena” po rrezikon qytetarët, ata ankohen: Zemaj e Tahiri kërkojnë të trajtohet rasti

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 18:22
Laboratori “Avicena”

Në Kosovë janë dhjetëra laboratorë të licencuar për të kryer teste për zbulimin e Covid-19, përkatësisht testet PCR dhe serologjik.

Mirëpo jo çdoherë laboratorët veprojnë në përputhje me rregullat e dispozitat ligjore, duke bërë kështu që banorët përreth tyre të ndjehen të rrezikuar.

Një situatë e tillë po ndodh në lagjen “Arbëria 3”, përkatësisht banorët e rrugës “Radovan Zogoviq”, në Prishtinë, përmes Këshillit të Banorëve janë ankuar, se Laboratori “Avicena”, ka kryer ndryshime në infrastrukturën e saj duke hapur edhe një tjetër hyrje për RT PCR teste.

“Kjo hyrje e veçantë rezulton të jetë afër këndit të lodrave dhe dy hyrjeve të kompleksit banesorë gjë që na bën të ndihemi të rrezikuar drejtpërdrejtë duke pasur parasysh lëvizjen e rasteve të dyshuara apo të infektuar me COVID-19”, thuhet në reagimin e Këshillit të Banorëve.

Tutje përmes fotografisë ata tregojnë se si merren strisho jashtë objektit, e kjo gjë ka shqetësuar edhe më shumë këta banorë.

“Situata behët edhe më e frikshme kur shohim çdo ditë se ky Laborator i merr strishot në hapësira jashtë laboratorit (pra në trotuar apo pjesën ku lëvizin banorët, shih foton). Kompleksi ynë rrezikohet drejtpërdrejtë nga lëvizjet e pacientëve në këtë zonë, marrja e strishove në jashtë hapësirës së laboratorit, pritja dhe qëndrimi i pacienteve në hapësirat ku banorët i shfrytëzojnë (këndi lodrave, ulëset etj)”, thekson tutje reagimi i banorëve.

E njëjta letër i është dërguar përmes postës elektronike edhe Ministrit të Shëndetësisë dhe drejtorit të Inspeksionit në Prishtinë.

Ministri Armend Zemaj ka kërkuar që të shqyrtohet kërkesa e banorëve.
Zemaj ka thënë se inspektorati shëndetësor si ai lokal duhet të reagojnë sipas kompetencës së tyre.

E i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Drejtorit të Inspekcionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri në lidhje me këtë problematik.

Ai ka thënë se si inspeksioni komunal do ta verifikojnë dhe do të veprojnë menjëherë.

“Lidhur me pjesën që na takon neve si inspektorat komunal, do ta verifikojmë dhe do të veprojmë menjëherë. Për pjesën tjetër me të cilën merret inspektorati shëndetësor, besoj se do të veprojnë ata”, ishte përgjigja e Tahirit.

Ky laborator edhe më parë i ka shkaktuar telashe shtetit. Pronari i laboratorit ishte arrestuar duke kontraabanduar teste për COVID-19 në Maqedoni. 

Media pati raportuar për arrestimin e tij. Pronari i këtij laboratori Driton Shuki, ishte arrestuar nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Han të Elezit nën dyshimin se ka bartur mostra dhe rezultate të testeve.

Gjatë kontrollit atij Policia e Kosovës i pati gjetur një listë me emrat e 50 qytetarëve ku figuronin edhe rezultatet e testeve për COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat