​Vrajolli jep detaje mbi bllokimin e xhirollogarive të ndërmarrjes Trepça

Aktuale

​Vrajolli jep detaje mbi bllokimin e xhirollogarive të ndërmarrjes Trepça

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

Ndërmarrjes Trepça që nga premtja e kaluar i janë bllokuar llogaritë bankare nga përmbaruesi privat, për shkak të borxhit prej rreth 7 mijë eurove që ajo ka ndaj furnizuesve të saj.

Lajmin e ka konfirmuar kryeshefi i ndërmarrjes Trepça, Hysen Vrajolli, sipas të cilit ata së shpejti presin të kryejnë të gjitha obligimet që kanë ndaj furnizuesve dhe se deri më 5 nëntor do të zhbllokohen edhe xhirollogaritë.

"Është e vërtetë se na është bllokuar xhirollogaria prej përmbaruesit që nga dita e premte. Qeveria e re nuk na ka ndihmuar, ndërsa presim që deri në fund të muajit ta shesim koncentratin dhe t’i kryejmë të gjitha obligimet. Besoj se deri më datë 5 nëntor do të na zhbllokohet xhirollogaria", ka thënë ai.

Ndryshe, Qeveria Hoti ditë më parë ka emëruar bordin e ri të përkohshëm të Trepçës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat