Sekretari amerikan i Shtetit reagon lidhur me marrëveshjen e Kosovës me SHBA-në për rrjetin 5G

Aktuale

Sekretari amerikan i Shtetit reagon lidhur me marrëveshjen e Kosovës me SHBA-në për rrjetin 5G

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 19:37
Mike Pompeo

Pak ditë më parë, Kosova dhe SHBA’ja nënshkruajtën marrëveshjen për sigurinë e rrjetit 5G. Lidhur me këtë, gjatë ditës së sotme, ka reaguar edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Në marrëveshjen e rrjetit 5G, përveç Kosovës, pjesë e saj u bënë edhe Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, shtete këto për të cilat Pompeo thotë se do jenë pjesë e rrjetit të pastër.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter ka thënë se pjesë e këtij rrjeti do jenë tanimë edhe 27 vende anëtarë të NATO-s e 25 të Bashkimit Evropian.

“Me marrëveshjen trepalëshe të sigurisë së rrjetit 5G, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova i bashkëngjiten rrjetit të pastër. Ky koalicion në rritje i rrjetit të pastër dhe kompanive të pastërta përfshinë po ashtu 27 shtete anëtare të NATO-s, 25 të BE-së, dhe 11 shtete të tri detërave, e njëherësh edhe shumë kompani të populluara nëpër botë”, ka deklaruar Pompeo.

Gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, javën e kaluar, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe nënsekretari amerikan i Shtetit për rritjen ekonomike, energjinë dhe mjedisin, Keith Krach, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për krijimin e rrjeteve të pastra 5G.

Krach tha se Kosova është partner strategjik shumë i vlefshëm për Amerikën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat