Dyshohet që burri vrau gruan dhe e varrosi fshehurazi afër Ibrit, FSK-ja po kërkon trupin

Aktuale

Dyshohet që burri vrau gruan dhe e varrosi fshehurazi afër Ibrit, FSK-ja po kërkon trupin

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 20:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Trupi i një gruaje që u vra nga burri në Vushtrri, dyshohet se është varrosur diku në territorin e Mitrovicës.

Trupi i saj u varros për t’u fshehur, e kjo ka vënë në lëvizje institucionet.

Sipas mediave, me kërkesë të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë, FSK-ja ka filluar një operacion për gjetjen e trupit. Në këtë kërkim janë angazhuar njësi të kombinuara të kërkim-shpëtimit të FSK-së.

Gazeta ka provuar të flas me institucionet përgjegjëse lidhur me këtë operacion kërkimi, por nuk janë dhënë detaje.

Sipas fotografive, shihet se trupi është duke e kërkuar pranë Lumit Ibër andaj janë angazhuar edhe njësitet e kërkimit në ujëra, e po ashtu edhe njësiti i qenve K9, që funksionon në kuadër të FSK-së.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nuk dihen shumë detaje për rastin pasi institucionet po e mbajnë të izoluar rastin, mirëpo gazeta ka mësuar se bëhet fjalë për një vrasje që u krye gjatë kësaj vere në Vushtrri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat