Sa ka gjasë të kalojë pakoja anti-pandemi e PDK-së?

Aktuale

Sa ka gjasë të kalojë pakoja anti-pandemi e PDK-së?

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 20:58
PDK

Për të dhjetën herë synohet t’i marrë votat e nevojshme Projektligji për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e pandemisë COVID-19.

Që nga 10 prilli, ky projektligj iu dorëzua Kuvendit nga Partia Demokratike e Kosovës.

Nga këta të fundit thuhet se i njëjti projektligj parasheh pagesën prej 300 eurove për punëtorët e sektorit privat, si dhe nga 300 euro shtesë për punëtorët e sektorit publik të cilët janë marrë me pandeminë.

Por, në muajin korrik Qeveria ka vlerësuar se të njëjtat çështje që parashihen në nismën e PDK-së pritet t’i adresojë në Projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike.

Me këtë qëndrim nuk pajtohen nga PDK-ja të cilët ndërkohë kanë futur edhe amendamente të tjera në nismën e tyre.

Derisa projektligji i tyre nuk po votohet, subjekti me 24 deputetë nuk do ta votojë në lexim të dytë Projektligjin e Qeverisë me përmbajtjen siç ka kaluar në lexim të parë me votën ‘pro’ nga 64 deputetë.

Një prej propozimeve të tyre është që mjetet e tërhequra nga 10 për qindëshi i Trustit të rimbursohen nga shteti.

E projektligji që parasheh mundësinë e tërheqjes prej 10 për qind nga Trusti, pa rimbursim, pritet që menjëherë pasi Komisioni për Buxhet dhe Transfere ta shqyrtojë të dalë më pas edhe në Kuvend. Në komision pritet të shqyrtohet ditën e mërkure.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat