Pas AAK-së, nga Nisma vjen deklarata për largim nga Qeveria, nëse ajo e bën këtë gjë

Aktuale

Pas AAK-së, nga Nisma vjen deklarata për largim nga Qeveria, nëse ajo e bën këtë gjë

Nga: G.B Më: 27 tetor 2020 Në ora: 21:03
Qeveria e Kosovës

Shkodran Imeraj, anëtar i kryesisë qendrore dhe degës së Nisma Socialdemokrate në Deçan, ka reaguar lidhur me Minishengenin Ballkanik.

Përmes një deklarate dërguar në adresën e gazetës "Bota sot", ai ka thënë se nëse Qeveria pranon që Kosova të bëhet pjesë e Minishengenit, ide kjo serbe, atëherë Nisma duhet të largohet nga Qeveria Hoti.

Imeraj ka thënë se Minishengeni ballkanik është projekt i dëmshëm për Kosovën në veçanti dhe shqiptarët në përgjithësi.

Deklarata e tij:

Nëse Qeveria e Republikës së Kosovës pranon që Kosova të bëhet pjesë e minishengenit ballkanik, ide kjo serbe, atëherë Nisma Socialdemokrate duhet të largohet nga Qeveria Hoti.

Minishengeni ballkanik është projekt i dëmshëm për Kosovën në veçanti dhe shqiptarët në përgjithësi.

Dr. Shkodran Imeraj

Anëtar i Kryesisë qendrore dhe kryetar i degës se Nisma Socialdemokrate në Deçan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat