Deputeti i AAK-së: Do të votojë pro zhbërjes së Gjykatës Speciale

Aktuale

Deputeti i AAK-së: Do të votojë pro zhbërjes së Gjykatës Speciale

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 21:38
AAK

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, gjatë një emisioni televiziv ka folur edhe për mandatin e Gjykatës Speciale.

Ai tha se ka votuar kundër formimin të kësaj Gjykatë në Kuvendin e Kosovës dhe do të voton për zhbërjen e saj kurdo që një iniciativë e tillë do të shkojë në Kuvendin e Kosovës.

“Unë nuk kam votuar për formimin e Gjykatës Speciale dhe do të votojë për zhbërjen e saj kurdo që një iniciativë e tillë do të vjen në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat