Flet drejtori i Thesarit pas vjedhjes së 2 milionë eurove, thotë se buxheti është i sigurtë

Aktuale

Flet drejtori i Thesarit pas vjedhjes së 2 milionë eurove, thotë se buxheti është i sigurtë

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 21:39
Ilustrim

Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit, Ahmet Ismajli, tha se buxheti i Kosovës është i sigurt pas vjedhjes së dy milionë eurove.

Ai tha se ky rast ka qenë shok për të gjithë, pasi nuk kishte të bënte me sulm të jashtëm kibernetik, por ka qenë kryekëput keqpërdorim i zyrtarëve që kanë pasë qasje në sistem.

“Ky si veprim është i izoluar. Ne jemi siguruar që një veprim i tillë nuk mund të ndodhë më dhe buxheti i Kosovës është i sigurt”.

Ismajli që në krye të detyrës është që tri vjet thotë se me një vjedhje të tillë nuk janë përballur asnjëherë.

“Ne vazhdimisht kemi bërë simulime të sulmeve kibernetike dhe kanë dalë të pasuksesshëm. I kemi rritë nivelet e kontrollit”.

“Në baza ditore kemi nga 4 apo 5 mijë pagesa dhe ka raste ku shkon deri në 100 mijë. Në këto procese ka një sërë veprimesh dhe kontrollash. Rasti në fjalë është i një natyre krejt të parashikueshme. Rasti në fjalë sipas të dhënave del që janë keqpërdorur këto të drejta. Këto të drejta duhet të rishikohen”.

Ismajli bëri thirrje që të gjithë të përmbahen rreth këtij rasti sepse Kosovës i kushton shumë në arenën ndërkombëtare.

“Duhet të rezervohemi nga kualifikimet për momentin, sepse ky rast i ka bërë një dëm të madh në arenën e jashtme. Kjo përpjekja gjithçka me baltosë është e dëmshme dhe është mirë që të përmbahemi” tha ai në kk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat