Mustafa reagon ndaj Kosnett: Hoti e ka guximin dhe vendosmërinë ta luftojë krimin dhe korrupsionin

Aktuale

Mustafa reagon ndaj Kosnett: Hoti e ka guximin dhe vendosmërinë ta luftojë krimin dhe korrupsionin

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 22:41
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se thirrja e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti në mekanizma kushtetues e ligjor për të luftuar krimin mund të mos i pëlqej dikujt, por është e vetmja rrugë për një njeri të pastër, siç e quajti ai Hotin.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa tha se Hoti e ka guximin dhe vendosmërinë për të luftuar krimin e korrupsionin.

“Kryeministri Hoti po e dëshmon se ka guxim dhe vendosmëri ta luftojë krimin dhe korrupsionin”, shkruan Hoti.

I pari i LDK-së tha se Hoti është i pakorruptuar dhe i pashantazhueshëm.

“Është i dijshëm dhe i pakorruptuar andaj edhe i pavarur dhe pashantazhueshëm në marrjen e vendimeve të forta. Thirrja në mekanizma kushtetues dhe ligjor për ta luftuar krimin, mund të mos i pëlqej dikujt, por jam i bindur se është e vetmja rrugë për një njeri të pastër, si Kryeministri Hoti”, shkruan Mustafa. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat