Isa Mustafa i del kundër ambasadorit Kosnett, reagon Ermal Panduri: Kush janë anti amerikanët tash?

Aktuale

Isa Mustafa i del kundër ambasadorit Kosnett, reagon Ermal Panduri: Kush janë anti amerikanët tash?

Nga: G.B Më: 27 tetor 2020 Në ora: 22:42
Ermal Panduri

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka kundërshtuar shuarjen e Task-Frocës Antikorrupsion.

E pas kësaj ka reaguar lideri i LDK-së, Isa Mustafa, duke thënë se Avdullah Hoti ka guxim ta luftojë korrupsionin, përcjell Bota sot.

Pas postimit të Mustafës, ka reaguar gazetari Ermal Panduri, autori i emisionit Debat Plus, i cili ka intervistuar ambasadorin Kosnett.

Panduri ka pyetur se kush janë anti amerikanët tash, derisa Mustafa i del kundër ambasadorit amerikan.

Postimi i tij i plotë:

Isa Mustafa i del kundër ambasadorit Kosnett!

Kush janë anti amerikanët tash? Sigurt RTV Dukagjini që e ka intervistu a po?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat