Edhe pas 21 vitesh ende në Kosovë nuk janë zbuluar krimet serbe ndaj popullatës Shqiptare në Kosovë

Aktuale

Edhe pas 21 vitesh ende në Kosovë nuk janë zbuluar krimet serbe ndaj popullatës Shqiptare në Kosovë

Nga: Latif Mehmeti Më: 28 tetor 2020 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Këto ditë po flitet për një marrëveshje përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse në mes të Republikës të Kosovës dhe Republikës të Serbisë. Në këtë marrëveshje gjithëpërfshirëse po thuhet se do te përfshihen edhe dëmet e luftës, e në rend te parë të zhdukurit dhe viktimat e luftës.

Sa i përket të zhdukurve sa do pak ekziston një regjistër i cili mund të përdoret sa për te biseduar para kësaj marrëveshje. Mirëpo kur bëhet fjale për personat e vrarë gjendja është krejt ndryshe. E vërteta është se në Republikën e Kosovës nuk ka data bazë dhe të dhëna zyrtare mbi numrin e të vrarëve gjatë luftës të vitit 1989/1999.

Krejt qa kanë bërë institucionet e Republikës të Kosovës për 21 vite kanë formuar një Institut për hulumtimin e krimeve të luftës, i cili institut për shtatë-tete vite punë përveç kanë shpenzua mjete te taksapaguese te qytetarëve të Kosovës ka arrite dhe ti publikojnë dy libra me 600 të vrarë. Libri e parë me 300 të vrarë ka qenë kopjim nga një libër i një autori tjetër.

Gjatë kësaj periudhe 21 vjeçare edhe disa OJQ-që dhe disa autori kanë publikuar disa libra për krimet e luftës në Kosovë. Këto libra shumica ka qenë të kopjuara nga njëra tjetra.Vetëm në Komunën e Podujevës në këto libra mungojnë emrat e mbi 120 personave të vrarë. Por nëse e llogaritim numrin e peronave që kanë gjete vdekjen neper male, për mungesë të mjekut, barnave dhe ushqimit e qe sipas ligji për viktima civile të luftës llogariten si viktima të luftës, numri do të ishte shume ma i madhe.

Është e domosdoshme që Qeveria por edhe Parlamenti i Republikës të Kosovës të merren seriozisht me këtë çështje, jo vetëm për fushata elektorale dhe për marketing polik, po me veprime konkrete.

Ideja që përsëri të formohet instituti për hulumtim e krime të luftës nuk do të ishte asgjë tjetër pos shpenzime të parasë të taksapaguesve të Kosovës dhe zvarritje e zbardhjes së të vërtetës të krimeve serbe kundër popullatës civile ne Kosovë.

Ideja ma e mirë do të ishe të veprohet ashtu si ka veprua Kroacia pas luftës për formimin e Departamenti për krime të luftës në kuadër të Ministrisë të Drejtësisë.

E vërteta është së për të gjitha krimet serbe kundër shqiptarëve të Kosovës ka dëshmi, ka fakte të mjaftueshme vetëm nevojitet vullneti i institucioneve të Republikës të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat