Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti infektohet me COVID-19

Aktuale

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti infektohet me COVID-19

Nga: A.Morina Më: 28 tetor 2020 Në ora: 09:16
Albin Kurti

Ish-kryeministri i Kosovës dhe Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është infektuar me koronavirus.

Kurti këtë e konfirmoi përmes një postimi në facebook, ku tha se pas disa simptomave vendosi të i nënshtrohet testit për COVID-19 dhe rezultoi pozitiv.

"Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim", tha Kurti, përcjell "Bota Sot".

Postimi i plotë

Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës,

Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim.

Gjithë të mirat,

Albini

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat