Krasniqi reagon pas shuarjes së Task Forcës: Partitë politike nuk kanë vullnet ta luftojnë korrupsionin

Aktuale

Krasniqi reagon pas shuarjes së Task Forcës: Partitë politike nuk kanë vullnet ta luftojnë korrupsionin

Nga: A.Morina Më: 28 tetor 2020 Në ora: 09:40
Jakup Krasniqi

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka reaguar pas shuarjes së Task Forcës Speciale Antikorrupsion nga ana e Qeverisë Hoti.

Krasniqi deklaroi se  jo vetëm kryeministrit të tanishëm por edhe kryeministrat e kaluar nuk kanë shpreh vullnet  për ta luftuar korrupsionin.

"Shkurt: Korrupsioni luftohet nga vullneti i partive politike, kur ato vendosin me e bërë shtetin shtet, pa u përzier të Sistemin e Drejtësisë. Ndërsa ato, partitë politike shqiptare i kanë zgjedhur “armiqësitë” mes veti për të punuar “siç donë vet, që askush mos t’i nget”?!", tha Krasniqi, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Miq të nderuar,

Askush nuk duhet të pajtohet pse u prish një Taks Forcë pa një raport që e arsyeton shpërndarjen e saj, por edhe ata që po e mbrojnë duhet të na i tregojnë sukseset e Taks Force se shpërndarë në luftën ndaj korrupsionit?!!! Cilat janë sukseset e saja? Për punën që kanë bërë, a i kanë merituar parat që i kanë marrë deri tani nga buxheti i tatimpaguesve tanë? Dhe cilat janë arsyet për t’u ribërë ajo? Ata që janë marrë vesh të qeverisin e mos të na dërdëllisin, se nuk po u kanë hije dërdëllitjet.

Në anën tjetër, të gjithë duhet ta dinë se Kryeministri nuk është për ta luftuar korrupsionin, por për të qeverisur me vendin, për ta zhvilluar e krijuar një jetë të dinjitetshme për qytetaret, për ta përfaqësuar kudo me dinjitet shtetin e kombin. Kurse, krimin e korrupsionin duhet që ta luftoj Sistemi i Drejtësisë, qoftë i korruptuari edhe Kryeministër, e të cilën gjë Sistemi i Drejtësisë nuk është duke e bërë. Dhe kjo nuk ka ndodhur pa fajin e kryeministrave të deritashëm. Një gjë dihet as Kryeministri i tashëm e as ish- Kryeministrat deri me tani nuk kanë treguar vullnet për ta luftuar korrupsionin. Ndërsa, ata të shkuarit nuk duhej të ishin në krye të korrupsionit me Taks Forca?! Madje ata duhet që ta dinë, se shumë qytetarë të këtij vendi nuk janë duke ngrenë bari. E dimë sesa ishin të angazhuar që ta zhvillojnë vendin, ashtu si e zhvilluan vetveten?! Sytë janë për të parë! Natyrisht, kush dëshiron të sheh pa syze.

Shkurt: Korrupsioni luftohet nga vullneti i partive politike, kur ato vendosin me e bërë shtetin shtet, pa u përzier të Sistemin e Drejtësisë. Ndërsa ato, partitë politike shqiptare i kanë zgjedhur “armiqësitë” mes veti për të punuar “siç donë vet, që askush mos t’i nget”?!

Miq, ju lutem kursena nga përrallat e gjata me shumë mbretër!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat