​GAP: Masat e vendosura ndaj COVID-19 kanë shkaktuar rënie më të lartë të prodhimit vendor

Aktuale

​GAP: Masat e vendosura ndaj COVID-19 kanë shkaktuar rënie më të lartë të prodhimit vendor

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 11:19
Instituti GAP

Instituti GAP ka publikuar raport rreth ndikimit të pandemisë COVID-19 në ekonominë e Kosovës. Sipas këtij raporti thuhet se masat që u vendosën për mbrojtje nga COVID-19 kanë shkaktuar rënien më të lartë të prodhimit vendor që nga paslufta duke bërë që Bruto Produkti Vendor të bie për 9.28 për qind në tremujorin e dytë.

Në këtë raport, Instituti GAP paraqet ecurinë e komponentëve kryesor që përbëjnë BPV-në dhe indikatorët tjerë makroekonomik në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020 (janar-qershor) me qëllim që të pasqyrojë ndikimin e kësaj krize në të gjithë sektorët ekonomik të vendit.

“Situata emergjente ndikoi në ndryshimin e sjelljes së konsumatorëve ku ekonomitë familjare ngritën shpenzimet për produkte bazike, ndërsa reduktuan shpenzimet joesenciale. Aktivitetet ekonomike të cilat shënuan rritje në tremujorin e dytë ishin industria nxjerrëse, përpunuese, energjia elektrike, dhe furnizimi me ujë me 19.8 % dhe informacioni dhe komunikimi me 29.6 %.”, thuhet në raportin e GAP.

Ndërkohë rënie të të hyrave patën të gjitha industritë e tjera.

Rënia më e lartë u shënua në industrinë e ndërtimit me -47.08 %, dhe tregtia, transporti, akomodimi dhe gastronomia me -24.4 %. Poashtu. gjatë gjatshtëmujorit të parë të këtij viti industritë deklaruan rreth 584 milionë euro ose 11 % më pak qarkullim në Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Qeveria e Kosovës aprovoi pakon e parë fiskale me vlerë prej 190 milionë euro dhe propozoi riorientimin e shpenzimeve buxhetore, nga kategoria e shpenzimeve kapitale në kategorinë e pagave, transfereve dhe subvencioneve. Megjithatë, kjo pako nuk arriti të implementohej në tërësi në tremujorin dytë dhe për këtë arsyje shumë qytetarë dhe biznese nuk morën ndihmën në kohën e duhur. Si rezultat në gjashtëmujorin e parë shpenzimet ishin vetëm 18.8 milionë euro ose rreth 2 % më të larta se në gjashtëmujorin e parë të vitit paraprak. Riorientimi i buxhetit si masë e vetme pa rritur borxhin publik do të jetë i padobishëm në mbështetjen e rimëkëmbjes ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat