​Hoti: Qeveria ka prioritet integrimin evropian

Aktuale

​Hoti: Qeveria ka prioritet integrimin evropian

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 11:48
Avdullah Hoti

Qeveria e Kosovës ka shpalosur prioritetet e Agjendës së Reformave Evropiane (ERA 2) për t’i dhënë shtytje procesit integrues në BE. E për të qenë afër këtij procesi u kërkua qeverisje e mirë dhe zbatim i reformave legjislative.

Gjatë një takimi të sotëm me organizata të shoqërisë civile, kryeministri Avdullah Hoti tha se qeveria që udhëheq e ka prioritet integrimin evropian.

“Integrimi evropian është prioritet i qeverisë dhe gjitha politikat sektoriale të ekzekutivit janë pjesë thelbësore për proceset integruese...Integrimin evropian e kemi zhvendosur në kudër të zyrës së kryeministrit me qëllimin e vetëm që të kemi mundësi të mbikëqyrim të gjitha ministritë tjera në menaxhimin e integrimin evropian. Së fundi e kemi strukturuar mirë dhe funksionalizuar gjitha depratametët që kanë qenë në kuadër të integrimeve”, tha ai.

Ndërsa, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog tha se prioritet i Era 2 është zbatimi i reformave legjislative dhe qeverisja e mirë.

“Era 2 përfshinë menaxhimin e pandemisë dhe masat për rimëkëmbje ekonomike. Reforma tjera ligjore, zbatimi i Kushtetutës. Theksi kryesor tjetër është në zbatimin e reformave legjislativ”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat