Ministri Zemaj jep lajmin e mirë: Ja donacioni që Kosova ka pranuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Aktuale

Ministri Zemaj jep lajmin e mirë: Ja donacioni që Kosova ka pranuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Nga: N. H Më: 28 tetor 2020 Në ora: 12:36
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vazhdojnë ta mbështesin shëndetësinë e vendit tonë.

Ministri Zemaj tregon se donacioni i radhës janë pajisje mbështetëse për oksigjen dhe plotëson kërkesën e parashtruar nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Tutje, ai përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se ShBA-ja na ka dhuruar pajisje të ndryshme si respiratorë̈, pajisje termo-skanerë, pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor po edhe ndihma të tjera.

Ja shkrimi i tij:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta mbështesin shëndetësinë e vendit tonë. Donacioni i radhës janë pajisje mbështetëse për oksigjen dhe plotëson kërkesën e parashtruar nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Bashkë me Kolonel, Stephen A. Rose dhe Major, Courtney Olson morëm pjesë në pranim-dorëzimin e këtij donacioni.

Përmes misioneve të saja civile dhe ushtarake, ShBA-ja na ka dhuruar pajisje të ndryshme si respiratorë̈, pajisje termo-skanerë, pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor po edhe ndihma të tjera.

Kosova është e bekuar me miqësinë e Amerikës.
Ju faleminderit, Kolonel Rose!
Ju faleminderit, Major Olson!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat