Nexhmendin Spahiu e bën “love” komentin ku bëhet thirrje që t’u pritet koka atyre që fyejnë profetin Muhamed

Aktuale

Nexhmendin Spahiu e bën “love” komentin ku bëhet thirrje që t’u pritet koka atyre që fyejnë profetin Muhamed

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 13:15
Nexhmendin Spahiu

Një debat i nxehtë është zhvilluar që prej dy javësh në Kosovë, pasi një terrorist mysliman nga Çeçenia i preu kokën një mësuesi francez.

Më pas, ambasadori Qëndrim Gashi nxiti debatin në Kosovë kur shpërndau një artikull ku ishin karikaturat e profetit Muhamed.

E në këtë debat ishte përfshirë edhe publicisti mitrovicas, Nexhmedin Spahiu, i cili kërkoi dorëheqjen e ambasadorit Gashi.

Madje, Spahiu kishte kërkuar që amabsadori Gashi të dënohet me burg pasi, sipas tij, ai ka nxitur urrejtje fetare në Kosovë.

Publicisti Spahiu nuk është ndalur edhe më tej, duke pëlqyer me “love” një koment të një personi ku e legjitimon heqjen e kokës.

“Për njerëz të tillë, të cilët fyejnë pejgamberët, cilido qoftë ai, kisha pru vendim që automatikisht t’i hiqet koka”, thuhet në komentin që Spahiu e përkrahu.

Për këtë reagim të Spahiut, kanë reaguar edhe kolegë të tij publicist. Një nga ta është edhe publicisti Xhemal Ahmeti, që shquhet për kritika rreth diskursit fetar.

“E pashë një koment të njërit tash që kërkonte prerjen e kokës së çdonjërit që ia përqesh (de facto nuk pati përqeshje por mostra si material mësimor) profetin. Ndër të pash pëlqimin me zemër që ia kishte bërë një pedagog universitar dhe duartrokitjen (konfirmuese me koment) që ia bënte një i njohur si zagar i kafiçeve beogradase në kohën e Titos”, ka shkruar Ahmeti.

Ndërkohë, vetë hoxha Ekrem Avdiu në një intervistë, ka thënë se heqja e kokës është e dënueshme me islam.

“Marrja e jetës së njeriut kërkon një guxim që ai i cili e bën e ka guximin e pajustifikueshëm, madje sipas të gjitha shpalljeve e që at mësim e ka trashëguar edhe Kurani e ka bërë të pavdekshëm, nuk ka gjë më të vlefshme se jeta njerëzore. Kurani vrasjen e pajustifikueshme aq rrept e ndalon sa që kërcënon me vrasje ai i cili merr guximin që ta vrasë pa të drejtë”, ka thënë hoxha Avdiu.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat