Salih Mustafa deklarohet i pafajshëm, Specialja i dorëzon avokatit provat materiale

Aktuale

Salih Mustafa deklarohet i pafajshëm, Specialja i dorëzon avokatit provat materiale

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 16:06
Salih Mustafa në Gjykatën Speciale

(E plotësuar) - Seanca e radhës ndaj Salih Mustafës në Gjykatën Speciale pritet të mbahet në dhjetor. Kështu janë dakorduar palët.

Është diskutuar për çështjet teknike, ndërsa po ashtu edhe për fazën se ku gjenden hetimet e prokurorisë e po ashtu të mbrojtjes.

Avokati i Mustafës, Julius Von Bonne ka thënë se hetimet janë bërë më të vështira për shkak të situatës me koronavirus, veçanërisht në Holandë.

“Problemi është çështja e Covidit dhe gjendje rreth Covidit në Holandë. Kemi deklaratën e ministrit të Shëndetësisë së Holandës dhe u njoftuam që masat kufizuese të ndërmarra janë në fuqi deri në fund të dhjetorit. Nuk e bën të lehtë punën e hetimit, kontaktimit të dëshmitarëve, ekspertëve dhe punën në terren. Kosova në këtë moment është me ngjyrën portokalli sa i përket epidemisë, është rajoni i shënuar me ngjyrë portokalli. Është cilësuar në gjendje më të mirë se Holanda, që është e shënuar me të kuqe. Karantina parashtron probleme në këtë moment”, ka thënë Von Boone, që ka propozuar që seanca e radhës të mos mbahet para 9 dhjetorit e po ashtu jo më 16 dhjetor, për arsye të tij personale.

Problemi është çështja e kovidit dhe gjendjes rreth kovoidit në Holandë. Kishim deklaratën e ministrit të Shëndetësisë së Holandës dhe u njoftuam që masat që janë marrë do të jenë në fuqi deri në fund të dhjetorit. Nuk e bën të lehtë punën e hetimit, kontakltimin e dëshmitarëve ekspertëve apo punën në terren. Kosova në këtë moment është e shënuar me ngjyrën portokalli për nga epidemia e kovodit, është rajoni i shënuar me ngjyrë portokall. Është cilësuar në gjendje më të mirë se Holanda që është e shënuar me të kuqe në këtë moment. Karantina, parashtron probleme në këtë moment.

***

Salih Mustafa, ish-epror në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës është deklaruar i pafajshëm në sallën e gjyqit në Hagë, për të gjitha pikat me të cilat akuzohet. Para se të deklarohet i fajshëm apo i pafajshëm, Mustafa ka bërë një deklaratë për gjykatës së procedurës paraprake, përmes se cilës kërkoi që të hetohen, siç tha ai, krimet serbe të kryera ndaj civilëve shqiptar në Kosovë.

Në Speciale Salih Mustafa, i njohur si komandant Cali ka përmendur gratë e dhunuara dhe masakrat e serbëve ndaj civilëve shqiptar në Kosovë.

Mustafa akuzohet për veprat penale si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, e për të gjitha këto pika ai sot u deklarua i pafajshëm.

Ndër të tjera, Mustafa tha se ende nuk e ka pranuar aktakuzën e pa censuruar.

Mustafa: Ende nuk e kam marrë aktakuzën e pacensuruar

“Duke shpresuar që kjo gjykatë do të prodhojë drejtësi dhe vetëm drejtësi, edhe pse ende nuk e kam marrë aktakuzën e pa censuruar dhe të gjitha shkresat e lëndës ju siguroj zotëri gjykatës se në këtë betejë time ligjore me prokurorinë para kësaj gjykate, në çdo rast dhe çdo herë do ta përdori të vërtetën për të vërtetën dhe të drejtën. Sot jam i gatshëm të deklarohem për fajësinë apo pafajësinë time”, tha ai.

E para se të bëjë deklarimi ne tij, Salih Mustafa kërkoi nga gjykatësi që ta lejojë të bëjë një deklaratë, ku ndër të tjera tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka qenë bande terroriste.

Mustafa: Shpresoj që Dhomat e Specializuara nuk do të influencohen nga politika

“Duke dashur të besoj se këto Dhoma të Specializuara nuk do të influencohen nga politika, qoftë vendore apo ndërkombëtare, por as nga interesa për qerime hesapesh të individëve apo grupe të interesat, duke dëshiruar që këtë gjykatë armiqtë e shtetit tim nuk do të mund ta përdorin kundër Republikës sime dhe qytetarëve të saj, duke i përbuzur ata individ apo grupe individësh, qofshin ata vendor apo ndërkombëtar që për interesa të ngushta pulitke, pasuria, apo interesa tjera të ulëta, po godasin themelet e lirisë sonë, luftën e drejtë të UÇK-së, dhe po tentojnë t’i kryqëzojnë luftëtarët e lirisë, përderisa lakmia dhe interesat e ngushta u kanë trubulluar mendjet, sytë ua kanë verbuar nga urrejtja dhe inatet, e shpirtin ua kanë shitur djallit. Për këtë kategori nuk po gjej fjalë adekuate e shpirtërore për të shprehur, sesa fjalët hyjnore të Jezu Krishtit, në momentin kryqëzimit kur thotë: fali o Zot se nuk po e dinë çfarë po bëjnë”, tha Mustafa para gjykatës.

Aty, Mustafa tha se lufta e UÇK-së për liri ishte e drejtë dhe e domosdoshme për shkak të okupimit të gjatë fashist me përmasa gjenocidiale të Sllobodan Millosheviqit.

Ai kërkoi drejtësi për mijëra gra të dhunuara gjatë luftës në Kosovë.

Mustafa: Kërkoj drejtësi për civilët e vrarë në Kosovë, gratë e dhunuara dhe masakrat e kryera nga serbët

“Shfrytëzoj rasti që nga kjo gjykatore t’i bëj thirrje, deputetëve të Parlamentit Evropian, deputetëve të Kosovës, politikanëve vendimmarrës të shteteve evropiane, politikanëve të Kosovës, si dhe drejtësisë evropiane, që të zgjojë ndërgjegjen njerëzore, demokratike e humanitare, që kësaj Gjykate Speciale selektive, që në analet e drejtësisë ndërkombëtare, është e panjohur, t’ia zgjerojë kompetencat, për të hetuar e gjykuar e për të dhënë drejtësi, edhe për 1300 fëmijë të vrarë e të masakruar, 16 mijë viktima civile, për afër 20 mijë motra e nëna tona të dhunuara e të abuzuara seksualisht, për kthimin dhe gjetjen e 1500 bashkëqytetareve të mijë që janë të zhdukur, për qindra varreza të zbuluara nga Beogradi deri në Rashkë, për masakra të ndodhura anë e kënd Kosovës dhe për dëmet kolosale materiale të shkaktuara mbi ekonomitë familjarë dhe ekonominë shoqërore, të cilat i shkaktoi okupatori fashis i Serbisë, sepse jam i bindur se pajtimi i popujve nuk arrihet duke ja mprehur shpatat xhelatëve, e viktimat duke i viktimizuar edhe për së vdekuri”, tha Mustafa.

Deklarimi i Mustafës u bë në pjesën e parë të seancës ndërsa pjesa e dytë po vazhdon për të diskutuar ecurinë e çështjes.

Kjo është hera e tretë që Salih Mustafa po paraqitet në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Një muaj më parë, Salih Mustafa gjatë paraqitjes së parë para Dhomave të Specializuara në Hagë nuk është deklaruar rreth akuzave për krime lufte që e rëndojnë atë. Ai ka thënë se fillimisht do të konsultohet me avokatin e tij.

Në seancën paraprake ndaj Salih Mustafës, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka thënë se do të thërrasë 16 dëshmitarë në rastin ndaj Mustafës, i cili tashmë ka një aktakuzë që e ngarkon atë për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme në periudhën e luftës në Kosovë.

Në po atë seancë, Prokuroria ka thënë se deri më 1 dhjetor të këtij viti do të sjellë provat materiale për këtë rast.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se për qëllimet e aktakuzës së konfirmuar aktualisht mbështetën në 5 dëshmitarë por që pastaj do të shtohen edhe 11 të tjerë.

Salih Mustafa e nisi ballafaqimin me Gjykatën Speciale më 28 shtator të këtij viti.

Aktakuza e tij ishte konfirmuar më 12 qershor 2020 ndërsa arrestimi i tij u bë 24 shtator ku në të njëjtën ditë u dërgua në objektin e paraburgimit në Hagë.

Sipas Gjykatës Speciale “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.

***

Po vazhdon seanca në Gjykatën Speciale kundër ish-ushtarit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Prokurorori Special tha se të premten që lamë pas, i ka dorëzuar mbrojtjes paketën numër 8, që përfshinë 82 prova materiale.

Në të ai tha se kishte edhe deklarata të dëshmitarëve.

“Ne nuk kemi vështirësi për nxjerrjen e materialeve. Të premten e shkuar, ne i nxorëm mbrojtjes paketën e nxjerrjes numër 8 që përfshinte 82 prova materiale, që përfshinte edhe deklaratat e dëshmitarëve”, tha prokurori.

Po ashtu, ajo përmendi edhe librin në gjuhën shqipe i cili është duke u përdorur si provë materiale.

“Të njëjtën ditë, të premten e shkuar, ne kemi nxjerrë paketën numër 9 mbështeturë në rregullin 102 pika 3, që është një libër që është në gjuhën shqipe dhe në anglisht dhe të cilën e kemi diskutuar. Ia kemi dërguar edhe një email mbrojtjes paketat me informacione që kemi zbuluar. E vetmja vështirësi që mund të hasim, u diskutua pak minuta më përpara”, tha tutje prokurori. 

***

Ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa, është deklaruar i pafajshëm për të katër akuzat e ngritura ndaj tij nga Specialja.

Ai është deklaruar i pafajshëm pas një fjalimi të gjatë që mbajti. Me këtë ka përfunduar pjesa e parë e seancës.

Salih Mustafa: Gjykata t’i hetojë edhe krimet e Serbisë ndaj Kosovës

Ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa, në fjalën e tij para gjykatësit në Dhomat e Specializuara ka bërë thirrje te drejtësia ndërkombëtare që kësaj gjykate t’i zgjerohen kompetencat për të hetuar e gjykuar krimet të cilat i ka bërë Serbia në Kosovë.

Ai ka thënë se beson që këto dhoma nuk do të ndikohen nga politika vendore e ndërkombëtare për qërim hesapesh dhe se nuk do të përdoret kundër qytetarëve të Kosovës.

“Duke dashur të besoj që këto dhoma të specializuara nuk do të ndikohen nga politika vendore apo ndërkombëtare por as nga interesa për qërim hesapesh, duke dëshiruar që këtë gjykate armiqtë e shtetit tim nuk do të mund ta përdorin kundër shtetit e qytetarëve tanë. Duke i përbuzur ata individë ndërkombëtarë që për interesa të ngushta politike po godasin themelet e lirisë tonë, luftën e drejtë të UCK-së dhe po tentojnë t’i kryqëzojnë luftëtarët e lirisë duke bërë punën e Luciferit, përderisa lakmia dhe interesat e ngushta ua kanë turbulluar mendjet, sytë ua kanë verbuar nga urrejtja dhe inatet, e shpirtin ia kanë shitur djallit. Për këtë kategori nk po gjej më fjalë për të shprehur, sesa fjalët hyjnore të Jezu Krishtit, në momentin e kryqëzimit kur thotë fali o Zot se nuk po e dinë çka po bëjnë”, ka thënë ai.

Mustafa tutje ka shtuar se pajtimi i popujve nuk arrihet duke ua mprehur shpatat xhelatëve, e as duke përkëdhelur njerëzit të cilët ishin aktiv në regjimin e Millosheviqit.

Fjalimi i plotë:

Dhoma e Specializuara të Republikës së Kosovës, z. Gjykatës, zonja dhe zotërinj, pasi që jam qytetari i parë i Republikës së Kosovës i nxjerrë para kësaj gjykate me një aktakuzë të konfirmuar, më duhet ti them ca fjalë, ose më mirë të them dua të bëjë një deklaratë.

Unë Salih Mustafa, ish-luftëtar i lirisë dhe ish-pjesëtar i UÇK-së, duke besuar thellë në betimin e ushtarit të UÇK-së, dhe moralin e bashkëluftarëve të mi, duke qenë thellë i bindur se lufta për liri dhe pavarësi e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pashmangshme dhe e domosdoshme. Sepse okupimi i gjatë dhe regjimi fashist me përmasa gjenocidiale i Slobodan Millosheviqit si dhe pas luftërave të përgjakshme të këtij kasapi në Kroaci e Bosnjë, mua dhe popullit tim nuk na kishte lënë shumë zgjidhje. O të përfundonim në kampet e refugjatëve në Evropën Perëndimore, pa nderë pa atdhe e pa liri, ose të organizoheshim në një rezistencë të gjithanshme, që kulmoi me luftën çlirimtare për liri, pavarësi e shtet demokratik. I nderuari z. Gjykatës, duke besuar në moralin tim, bindjet e mia dhe karakterin tim, që kam ndërtuar për 34 vite të jetës sime në shërbim të atdheut, rrugës drejtë lirisë, dhe në shërbim të institucioneve demokratike të shtetit tim, duke respektuar e nderuar shtetet mike që ndihmuan lirinë tonë, duke qenë thellë i bindur se UÇK-ja kurrë nuk ka qenë organizatë terroriste ose grup a bandë e organizuar kriminale, por një ushtri çlirimtarë që lindi nga populli dhe që me shumë mund e sakrifica, duke derdhur gjakun e djemve e vajzave më të mira të kombit, është bërë gurë themel i lirisë që ne sot e gëzojmë.

Duke dashur të besoj se këto Dhoma të Specializuara nuk do të influencohen nga politika vendore a ndërkombëtare, por as nga interesa për qërim hesapesh nga interesa apo grupe interesi, duke dëshiruar që këtë gjykatë, armiqtë e shtetit tim nuk do të mund ta përdorin kundër republikës sime dhe qytetarëve të saj, duke i përbuzur ata individë apo grupe individësh, qofshin ata vendorë apo ndërkombëtarë, që për interesa të ngushta politike, pasuri apo interesa të tjera të ulëta, po godasin themelet e lirisë sonë, luftën e drejtë të UÇK-së dhe po tentojnë ti kryqëzojnë luftëtarët e lirisë duke bërë punën e Luciferit, përderisa lakmia dhe interesat e ngushta ja u kanë turbulluar mendjet, sytë ua kanë verbuar nga urrejtja dhe inatit e shpirtin ia kanë shitur djallit. Për këtë kategori nuk po gjej fjalë adekuate për të shprehur, sesa fjalët hyjnore të Jezu Krishtit në momentin e kryqëzimit kur thotë “Fali o zot se nuk po e dinë çfarë po bëjnë”.

I nderuar z.Gjykatës, duke të falënderuar për mundësinë që më dhe për tu shprehur lirshëm, duke besuar në drejtësi dhe vlera demokratike, shfrytëzoj rastin që nga kjo gjykatore ti bëjë thirrje deputetëve të Parlamentit Evropian, deputetëve të Kosovës, politikanëve vendimmarrës të shteteve evropiane, politikanëve të Kosovës, si dhe drejtësisë evropiane, që të zgjojnë ndërgjegjen njerëzore, demokratike e humanitare, që kësaj gjykate speciale selektive, që në analet e drejtësisë ndërkombëtare, është e panjohur, t’ia zgjerojë kompetencat, për të gjykuar dhe dhënë drejtësi, edhe për mbi 1300 fëmijë të vrarë e masakruar, 16 mijë viktima civile, për të dhunuarat, për kthimin dhe gjetjen e mbi 1600 bashkëqytetarëve ende të zhdukur, varrezat masive ende të pazbuluara, mbi 450 masakra të ndodhura anë e këndë Kosovës, dhe dëmet kolosale materiale të shkaktuara mbi ekonomitë familjare dhe ekonomitë shoqërore që i shkaktoi okupatori gjenocidial i Serbisë. Sepse jam i bindur se pajtimi nuk arrihet duke ua mprehur shpatat xhelatëve, e viktimat duke i viktimizuar edhe për së vdekuri. Por as paqja e prosperiteti demokratik në Ballkan, nuk do të arrihet duke përkëdhelur e mikluar trinomin autokratik nacional-shovinist të përbërë nga ALeksandër Vuciq, Ivica Dacic e Aleksandër Vulin, që ishin akterë aktivë në regjimin e Millosheviqit, dhe tani si derivat i atij rexhimi, janë shndërruar në çetnikë sallonesh, të cilët gjithashtu edhe në ditët e sotme me politikat e tyre fashiste po godasin lirinë dhe qytetarët e shtetit tim, bashkëkombësit e mijë në Kosovën lindore e Sanxhak po i bëjnë të vuajnë, duke ua mohuar edhe të drejtat themelore njerëzore, e në anën tjetër po cenojnë të gjitha shtetet e Ballkanit që po ndërtojnë demokraci perëndimore. E në këtë mision, po përkrahen nga aleati i tyre djallëzor. Duke shpresuar se kjo gjykatë do të prodhojë drejtësi dhe vetëm drejtësi, edhe pse ende nuk e kam marrë aktakuzën e pacenzuruar, dhe të gjitha shkresat e lëndës, ju siguroj z.Gjyaktës se në këtë betejë time ligjore me prokurorinë para kësaj gjykate, në çdo rast dhe çdo herë, do ta përdori të vërtetën, për të vërtetën dhe të drejtën. Sot jam i gatshëm të deklarohem për pafajësinë apo fajësinë time. Faleminderit për fjalën.

***

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, është deklaruar rreth luftës së UÇK-së në paraqitjen e sotme në Dhomat e Specializuara.

Mustafa është shprehur i bindur se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, dhe se regjimi i Sllobodan Millosheviqin nuk i kishte lënë popullit të Kosovës zgjidhje tjetër përpos luftës.

“Fillimisht ju falenderoj që ma dhatë mundësinë të shprehem për atë që jam i bindur…. Pasi që jam qytetari i parë i Kosovës i nxjerrë para kësaj Gjykate me aktakuzë të konfirmuar, dua t’i them ca fjalë… Unë Salih Mustafa, ish-luftërtar i lirisë dhe ish-epror i UÇK-së, duke besuar thellë në betimin e ushtarit të UÇK-së dhe moralin e bashkëluftëtasrëve të mi. Duke qenë thellë i bindur se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pashmangshme dhe e domosdoshme, sepse regjimi i gjatë në përmasa gjenocidiale i Sllobodan Millosheviqit si dhe pas luftërave të përgjakshme të këtij kasapi, mua dhe popullit tim nuk na kishte lënë zgjidhje, pa nder, dhe pa liri, ose ta organizojmë një rezistencë që kulmoi me luftën për liri dhe pavarësi”, tha Mustafa.

Aktakuza e konfirmuar kundër Mustafës pretendon se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar.

Në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: “ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt”. 

Image

***

Ka nisur seanca ndaj Salih Mustafës në Gjykatën Speciale. Ai pritet të deklarohet sot para rreth akuzave që e ngarkon Prokuroria Speciale.

Nga Dhomat e Specializuara nëpërmjet njoftimit për seancës e sotme kanë bërë të ditur se Mustafës do t’i kërkohet të vetëdeklarohet fajtor ose i pafajshëm në lidhje me akuzat që i ngarkohen.

E nëse Mustafa nuk vetëdeklarohet në lidhje me fajësinë ose pafajësinë, atëherë gjykatësi i procedurës paraprake bën deklarimin e pafajësisë në emër të të akuzuarit në përputhje me rregulloren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat