Vjedhja e 2.1 milionë eurove nga Thesari: 'Koha që Prokuroria e Shtetit të jetë më aktive'

Aktuale

Vjedhja e 2.1 milionë eurove nga Thesari: 'Koha që Prokuroria e Shtetit të jetë më aktive'

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 16:13
Ilustrim

Pavarësisht përplasjeve të dy ministrave të LDK-së, Safet Gërxhaliu, tha se asnjëri nga ta nuk duhet të tërhiqen por të vazhdojnë punën që të ndalojnë vjedhjet kudo që bëhen ato.

Ai mendon se të tilla vjedhje mund të ketë pasur edhe në të kaluarën por nuk janë zbuluar.

“Në radhë të parë duhet ta dimë se Kosova ndodhet në situatën më kritike që nga viti ‘98-’99 dhe në radhë të dytë kemi situatë acaruese mes partnerëve të koalicionit e jo më opozitë/pozitë. Afera e fundit po e dëmton Kosovën në të gjithat sferat e jetës, por duhet të jemi të vetëdijshëm që e keqja është etabluar nga e kaluara dhe duhet të kuptohet se emëruesi i përbashkët i zgjidhjeve të problemeve është sundimi i rendit dhe ligjit. Nuk duhet të vendoset në tabelë qitjeje as ministri Abrashi e as Bajrami, sepse në fund të fundit nëse janë krijuar grupet kriminale me traditë 10-15 vjeçare, atëherë pse duhet të tërhiqen këta dy e ta bëjnë barrën që zbuluan këtë vjedhje”.

“Është koha që Prokuroria e Shtetit të jetë më aktive dhe jo vetëm këta pasi kam drojë sepse nuk është vetëm ky skandal i fundit, por skandale të tilla ka pasur edhe në të kaluarën dhe nga frika që do zbulohen edhe të tjera vjedhje po kërkohet dorëheqja e tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat