Dhomat e Specializuara ende nuk i kanë përfunduar hetimet ndaj Salih Mustafës

Aktuale

Dhomat e Specializuara ende nuk i kanë përfunduar hetimet ndaj Salih Mustafës

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 17:04
Pamje nga gjykata

Dhomat e Specializuara ende janë duke i vazhduar hetimet ndaj Salih Mustafës. Njeri nga prokurorët e Zyrës se Prokurorit të Specializuar, në seancën që po mbahet ndaj Salih Mustafës në Hagë, ka thënë se ende nuk i kanë përfunduar hetimet.

“Nuk i kemi përfunduar hetimet, ka disa aktivitete të kufizuar të cilat janë ende pezull. Nuk duam të angazhohemi për një afat kohore. Dua të bëjë të  qartë që hetimet tona që po realizojnë nuk kanë ndikim në asnjë mënyrë mbi afatet kohore që janë caktuar nga ju. Nëse do të ketë hapa të tjerë që do të merren, sigurisht që do t’ju informojmë juve. Ne do t’i realizojmë hetimet shtesë në lidhje me ligjet në fuqi”, tha ai.

Gjykatësi, Nicolas Guillou, e ka pyetur se sa kohë mund të marrë kjo?

Prokurori ka thënë se nuk mund të japë afate kohore.

“Siç ju thash nuk dua që të zotohem për një afat kohorë sepse është e vështir për arsye të Covid-19 dhe arsyeve të tjera. Ne do të përpiqemi t’i përfundojmë të gjitha hapat hetimor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat