VV thotë se nuk kanë pasur ftesë për takimin me presidentin Thaçi

Aktuale

VV thotë se nuk kanë pasur ftesë për takimin me presidentin Thaçi

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 17:31
VV

Presidenti Hashim Thaçi i ka takuar sot liderët e partive politike, me të cilët ka biseduar për zgjedhjet në komunën e Podujevës dhe për zhvillimet e përgjithshme politike në vend.

Por në këtë takim nuk ka marrë pjesë asnjë zyrtarë i Lëvizjes Vetëvendosje.

Zëdhënësi i VV-së, Përparim Kryeziu ka thënë se pavarësisht që lideri Albin Kurti është i izoluar për shkak të infektimin me Covid-19, në adresë të kësaj partie nuk ka ardhur asnjë ftesë për këtë takim.

“Nuk ka pasur as takim virtual me z.Kurtin, as takim me ndonjë përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, sikurse nuk ka pasur as ndonjë ftesë”, ka thënë për KosovaPress, zëdhënësi i VV-së, Përparim Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat