Po e çon luftë për “Marshin e UÇK-së”, kjo është historia e “harruar” e Arif Vladit me Hashim Thaçin

Aktuale

Po e çon luftë për “Marshin e UÇK-së”, kjo është historia e “harruar” e Arif Vladit me Hashim Thaçin

Nga: N.Sh Më: 28 tetor 2020 Në ora: 20:08
Arif Vladi

Kjo javë përkundër zhvillimeve politike në Kosovë, ka qenë edhe e këngëtarit Arif Vladi.

U bë temë diskutimi edhe në televizione për shkak të këngës së tij “Marshi i UÇK-së”.

Këngëtari nga Shqipëria, ka mohuar se është paguar për ta kunguar këtë këngë për çka ka folur Adelin Ismaili.

“Vetëm një të dalë që ta vërtetojë se ka më ka dhënë pare për këtë këngë, do të ishte surprizë shumë e madhe për opinionin publik”, ka thënë Vladi.

“Po tua bësh vetingut, disa kolegëve të mi në Kosovë, dalin bashkëpunëtor të regjimit të vjetër”, ka thënë Vladi që gjithë jetën, siç tha ai, me dëshirë i ka kënduar Kosovën.

Madje ia ka thënë se është në gjendje të ofrojë 10 mijë euro për ta ndihmuar realizimin e filmit për UÇK-në.

E pas këtyre akuzave në drejtim të Vladit ka reaguar edhe Naim Miftari.

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, ka mbrojtur Vladin, ku kërkoi që mos të etiketohet.

“Sekserë të dështuar, profitera mos etiketoni interpretuesin e Marshit të UÇK-së artistin e popullit Arif Vladin, mos tentoni ti pastroni profitet dhe ndyrësirat e juaja me sulme dhe etiketime arbitrare pa kurrfarë baze të atdhetarëve tanë!”, shkruan Miftari në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

Ndryshe, Vladi për punën e tij është dekoruar edhe nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Por Vladi, para se të merrte një dekoratë të tillë, kishte reaguar se nuk do të pranonte dekoratën nga Thaçi.

Madje kishte thënë se do të ndjehet i ofenduar nga ai, por që kur erdhi momenti për ta marr dekoratën ishte pikërisht aty, në zyrën e Presidentit.

“Mua më ofendon një dekoratë eventuale nga Hashim Thaçi, nga një president që është zgjedhur duke e ruajtur me policë e kallashnikovë”, ishin fjalët e Vladit para se të pranonte dekoratën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat