Blerim Latifi: Ata që po nxisin debate fetare në Kosovë po sponsorizohen nga Serbia

Aktuale

Blerim Latifi: Ata që po nxisin debate fetare në Kosovë po sponsorizohen nga Serbia

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 21:08
Blerim Latifi

Analisti politik, Blerim Latifi, ka deklaruar se grupet të cilët po nxisin debate lidhur me religjionin po sponzorizohen nga Serbia.

Ai, përgjatë nje debatit televiziv  ka thënë se edhe sekti i vehabizmit në Kosovë është sjellë nga Serbia.

“Grupet të cilat nxitin debate lidhur me fetë janë të sponsorizuara nga Serbia. Vehabizmi në Kosovë është projekt i Serbisë për me nxit një çamje të madhe brenda këtij kombi në baza fetare, si dhe ta krijojë një hendek të thellë midis kësaj shoqërie dhe Evropës Perëndimore. Ne si shtet jemi shtet sekular, ku secili komunitet fetar i njihen të drejtat dhe liria e besimit, organizimit, e kështu më radhe”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai e ka rrëfyer edhe një ngjarje të treguar nga një ekspert i sigurisë së lartë në Maqedoni.

“Mua më ka tregu një ekspert i sigurisë në Maqedoni me emër e më mbiemër se si shqiptarët një element kriminal kryen krime tërë natën dhe ditën e vë “tërrlemën””, ka shtuar Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat