A po përkeqësohet gjendja e Kurtit pas infektimit me COVID, flet Konjufca

Aktuale

A po përkeqësohet gjendja e Kurtit pas infektimit me COVID, flet Konjufca

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 21:17
Albin Kurti

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur për gjendjen kryetarit të kësaj partie, Albin Kurti i cili sot njoftoi se është prekur nga virusi COVID-19.

Konjfuca tha se gjendja e Kurtit është stabile dhe nuk është për tu shqetësuar.

“Zotri Kurti e ka shpjeguar që është infektuar prej virusit COVID. Deri tash informatat janë që gjendja e tij është stabile, nuk po përkeqësohet. Është vetizoliuar. Gjendja e tij nuk është për tu shqetësuar por duhet të trajtohet pasi ky virus vepron te secili trup në forma të ndryshme”, ka thënë Konjufa në Kanal10.

Tutje, Konjufca e arsyetoi Kurtin për mosbartje të maskës në takimet e para dy ditëve.

“Kjo maska tash është bërë… ta zëmë ne këtu në studio nuk kemi maskë, në restorant unë po e heqi maskën për vete dhe nuk po e mbaj kur po flas dhe kur po pi kafe. E ke parasysh kerkush nuk është imun ndaj kësaj sëmundje”, ka thënë Konjufca.

Kreu i LVV-së, Albin Kurti sot përmes një shkrimi të shkurtë në Facebook ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID 19.

Ish-kryeministri i Kosovës, madje ka shkruar edhe për simptomat që është duke përjetuar që nga parmbrëmë.

Duket se ditët paraprake kishin qenë mjaft të ngjeshura për shefin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai kishte pasur këto ditë disa takime, e në disa prej tyre prej fotografive që janë parë në faqen zyrtare të partisë që ai udhëheq e në profilin e tij, Kurti është parë edhe pa maskë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat