Konjufca: Sondazhi i fundit VV-në e qet mbi 40%, me 50 deputetë

Aktuale

Konjufca: Sondazhi i fundit VV-në e qet mbi 40%, me 50 deputetë

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 22:30
Glauk Konjufca

Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se në një sondazh të bërë së fundmi nga një parti politike ka dalë se Vetëvendosje del se do të fitojë 42 për qind të votave, që i bie rreth 50 deputetë.

“Sondazhi i fundit që e ka bërë një parti politike në Kosovë ka  dalë mbi 40 për qind, me deputet diku 50 deputetë. Kjo  ka dalë  nga një sondazh që e ka bërë një parti politike”, ka thënë ai 

Ai ka thënë se kjo përqindje është pa Vjosa Osmanin. Konjufca nuk ka treguar se me çfarë përqindje ka dalë opsionin i Vjosa Osmanit.

“Vjosa Osmani ka qenë e vendosur si e pavarur.  E kam kqyr por nuk kisha dashtë me folë për tjerat subjekte, unë po flas veç për Vetëvendosjen.  Në bazë të këtij sondazhi po të bëhej një koalicion VV, Vjosa me opsionin e vet dhe pakicat do të kishte një qeverisje më e qartë që do të fokusohej në në antikorrupsion, drejtësi, ekonomi”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat