Betimi i Qeverisë së Serbisë që përmendi Kosovën, vjen reagimi nga Qeveria e Kosovës, zv/kryeministri ia bën të qartë një gjë

Aktuale

Betimi i Qeverisë së Serbisë që përmendi Kosovën, vjen reagimi nga Qeveria e Kosovës, zv/kryeministri ia bën të qartë një gjë

Nga: G.B Më: 29 tetor 2020 Në ora: 09:07
Qeveria e Kosovës

Mbrëmë është votuar Qeveria e re e Serbisë, me kryeministre Ana Bërnabiq, ku gjatë betimit, ajo me kabinetin thanë: "Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë, me përgjegjësi dhe përkushtim do të përkushtohem në ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë”.

Pas kësaj ka reaguar zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, i cili ka thënë se Republikën e Kosovës e ruan populli i vet, gjaku i dëshmorëve, institucionet demokratike dhe e drejta jonë kombëtare e ndërkombëtare, përcjell Bota sot.

Tahiri ka thënë se është hipokrizi që të kërkohet dialog në njërën anë, e në tjetrën me deklarata të tilla të nxitet konflikt.

Ai ka thënë se një gjë është e qartë, Republika e Kosovës kurrë më nuk do të ruhet e kthehet nga Serbia.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Anëtarët e Kabinetit Brnabic mbrëmë lexuan tekstin e betimit, i cili ndër të tjera thotë: "Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë, me përgjegjësi dhe përkushtim do të përkushtohem në ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë”.

Brnabic dhe 23 ministrave të kabinetit të saj ju them se Republikën e Kosovës e ruan populli i vet, gjaku i dëshmorëve, institucionet demokratike dhe e drejta jonë kombëtare e ndërkombëtare.

Është hipokrizi e madhe që në njërën anë të kërkohet dialog e normalizim i marrëdhënieve e në të tjetrën me deklarata të pamatura nxitje të konfliktit! Një gjë është e qartë, Republika e Kosovës kurrë më nuk do të ruhet e kthehet nga Serbia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat