Gani Koci kërkon ndaljen e dialogut me Serbinë, pyet Hotin “a i ke çuar selam Grenellit e Lajçakut”?

Aktuale

Gani Koci kërkon ndaljen e dialogut me Serbinë, pyet Hotin “a i ke çuar selam Grenellit e Lajçakut”?

Nga: N.Sh Më: 29 tetor 2020 Në ora: 09:25
Gani Koci

Zyrtari i PDK-së, Gani Koci ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti që mos të vazhdoj dialogun me Serbinë.

Kjo kërkesë ka ardhur pasi kabineti i ri serb është betuar që të veprojnë në ruajtjen e Kosovës.

E Koci pas kësaj ka reaguar në Facebook, ku i drejtohet kryeministrit që të mos e vazhdoj dialogun me Serbinë.

Ai madje e pyet Hotin që a ia ka dërguar naj selam Grenellit dhe Lajçakut?

Postimi i plotë:

Anëtarët e Kabinetit Brnabiq betohen me këtë tekst:

"Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë, me përgjegjësi dhe përkushtim do të veprojmë në ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë"!

A je kah dëgjon o Dulloo?

A nuk është fakt se me këtë qasje të Serbisë nuk duhet të ketë dialog. A ja ke qu naj selam Grenellit dhe Lajçakut?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat