Halil Geci: Ja pse u vra strategu i luftës në Tiranë, tregon kush kërkoi njerëz me pagesë për të vrarë Rugovën

Aktuale

Halil Geci: Ja pse u vra strategu i luftës në Tiranë, tregon kush kërkoi njerëz me pagesë për të vrarë Rugovën

Nga: N.Sh Më: 29 tetor 2020 Në ora: 10:23
Halil Geci

Në rrëfimin e veprimtarit të LDK-së, Halil Gecit, vazhdojmë ku ai flet për vrasjet politike në Kosovë.

Gjithashtu Geci ka folur edhe për vrasjen në Tiranë të Ministrit Ahmet Krasniqit.

“Vrasja e Ministrit të Mbrojtjes por edhe të tjerë bashkëkombëseve ishte interes i Serbisë, qëllimi ishte që të vritet midis Tirane ministri i Mbrojtjes e të mos lejohet të futet strategu i luftës në Kosovë, e Kosova të luftoi bashkim-buzukqe kjo ishte njëra nga arsyet, por ka edhe të tjera arsye,me prapavija të dukshme përvetësimi i luftës nga LPK-ja që njihet si parti e brigadave të kuqe si dhe  për spiunët e saj të lidhur me Serbinë”, thotë Geci.

Geci tutje shprehet se Kosova me Qeverinë Haradinaj e ndaloi ndarjen e Kosovës.

“Qeveria Haradinaj e ndaloi ndarjen e Kosovës për të cilën ndarje ishte përkushtuar Kristaqi i Shqipërisë dhe Hashim Broja i Drenicës. Haradinaj pati probleme por ju tha haptazi se ua hoqa nga tavolina Kristaqit dhe Thaçit miliardat. Kristaç Rama e paditi në gjykatë Haradinajn, kjo ka qenë realiteti. Qeveria Haradinaj e bëri ushtrinë. E bëri ligjin për Trepçën. E bëri ligjin për Prishtinën, ligj ky që ishte bllokuar nga qeveritë paraprake për inat të njeri tjetrit, unë nuk jam në partinë e Haradinajt as kurrë nuk do të jam në partinë e ti, por ky ka qenë realiteti, po mos të  gabonte Haradinaj me demarkacionin me Malin e Zi do të mbetej lideri ma i pa kontestueshëm menjëherë mbas Rugovës, në këtë pikë ka rrëshqit aq fort sa që e ka thyer këmbën dy copash..!”, pohon ai.

Ai ka folur edhe për Gjykatën Speciale, ku thotë se, Serbia po e kushtëzon Hashim Thaçin.

“Serbia priti Gjykatën Speciale derisa u ndërtuar dhe u aktivizua, gjykatë kjo që u votuar në parlament të Kosovës, për të cilën gjykatë ka punuar Serbia në bashkëpunim me ndërkombëtaret, që të përfitoi duke e kushtëzuar Hashim Brojen dhe argatët e tij, a po jepni territore a ju qova në burg”.

Geci ka folur edhe për presidentin historik Ibrahim Rugova.

“Për të folur për Rugovën duhet të jesh i kalibrit të ti, megjithatë do të mundohem të përgjigjëm. Ibrahim Rugova ishte një intelektual i madh i letrave shqipe, një strateg që ka ditë ku të rreshtohet, ishte i lindur nga vetë Perëndia me orientime pro perëndimore pro Romë pro Bruksel dhe pro Amerikë që me urtësinë e tij dhe mendjen e mprehtë ka zgjedhur rrugën andej nga vjen Liria, ishte një nacionalist i urtë dhe i pa thyeshëm. Për të lindur një figurë si Ibrahim Rugova duhet te presim me shekuj”, vlerëson Geci.

Ai shprehet se Ibrahim Rugovën e shajnë ata që nuk din gjë për të dhe ata që nuk e kanë njohur.

“Disa nga intelektualet e shajnë nga inatet personale, ngase formimi i tij si njeri i letrave i urtë fjalë pak e punë shumë e kanë xhelozuar madhështinë e tij, si Qosja edhe disa të tjerë. Pastaj në kohën kur Rugova e ka marrur përgjegjësin politike mbi Kosovën kanë qenë kohë të vështira  për ta bartur atë projekt aq të madh pavarësinë e Kosovës, Qosjes dhe shumë të tjerëve nuk ua ka mbajtur prapanica te ju prijnë proceseve ngase në atë kohë ka qenë shumë të vështira,ka  qenë e mundur të i ndodhë ndonjë e keqe atij dhe familjes së tij”, shton ai.

Geci thotë se, Rugova nuk ka shkuar me dëshirë në Beograd gjatë luftës, ishte i detyruar me dhunë pasi Millosheviqi donte ta digjte figurën e tij para popullit, kinse ka ardhur me dëshirë dhe po kërkon ndalimin e bombardimeve nga NATO.

“Pastaj disa nga spiunet e Millosheviqit që ishin veshur si çlirimtar thonin para e vrasim Rugovën se sa Millosheviqin, ata që më vonë i bënë edhe atentat, dhe ja vranë  disa nga bashkëpunëtorët e tij si Xhemajl Mustafën, Enver Maloku, Ukë Bytyqin, Smajl Hajdarin, Tahir Zemajn, Hasan Zemajn, truprojën e Presidentit Besim Dajakun, Shaban Manajn.. I vranë dhe ja plagosen një numër shumë të madh, aktivistesh dhe luftëtarësh të cilët vriteshin vetëm me ja përmendur emrin Rugovë. Këtë më së miri e ka shpjeguar Adnan Merovci në librat e tij, si dhe gazetarja gjermane që ka qenë prezentë në shtëpinë e Rugovës dhe u bë kinse është grua e shtëpisë, dhe kjo gazetare e shpjegon fort mirë, ku ka qenë prezente gjatë kontrollimit në shtëpinë e tij nga forcat speciale Serbe dhe detyrimit të dhunshëm të Rugovës për në Beograd. Këta që dje e quanin Rugovën tradhtar sot puthen dhe bëjnë biznese me ata që nuk kanë lanë gjë pa bërë mbi këtë popull dhe mbi këtë dhe...! Pra Rugova ishte ai që thoshte se pa Amerikën nuk ka ardhmëri Kosova as Shqipëria”, thekson Geci.

Geci në intervistën e tij ka folur edhe për Thaçin, Vlora Çitakun dhe PDK.

“Thaçi nuk e lëshon presidencën derisa ta lë pasardhësin e tij ndoshta mendon se znj. Vlora të bëhet presidente e ardhshme ose e cakton në ndonjë vend ku mundet ti ndihmoi atij në të ardhmen ku ai do te përballet me drejtësinë, kështu që Thaçi e ka shansen ta bëjë president apo presidente kë të do ai ngase deputetet e LDK-së i ka me vete dhe më te sigurt se ata të PDK-së, e ka Isën me Veliun, Lutfi Hazirin, Haki Rugovën me të cilët i kanë bizneset dhe poshtërsitë e përbashkëta ngase LDK-në e kanë marrur njerëzit që dje e kanë sharë e shantazhuar LDK si dhe liderin e saj Rugovën, pra deri me sot LDK është në dorën e Thaçit dhe shërbimeve tjera si dhe të apostrofuarve ma lart të cilët ja kryejnë punën Hashimit përmes Isës pikë për pikë. Thaçi me LDK-në arriti të jetë president i vendit. Thaçi me LDK-n i fali Malit Zi 8226 h tokë, përmes LDK-së dhe Isës u zgjodh Kryetar Shteti, përmes LDK-s e nënshkrujti Zajednicen, përmes LDK-së e bëri hisedar Serbinë me Ujman, përmes LDK-s e bëri Mini-Shengenin që vet Isa dhe LDK dikur e kundërshtonte, dhe e quante si Jugosllavi e re. Asnjë të keqe Thaçi nuk ka mundur te ja bëjë Kosovës pa miratimin e LDK-së.

Ai shprehet se kurrë nuk e ka menduar dhe nuk do të largohet nga LDK-ja.

“Nuk do të iki kurrë, me ua lëshuar rrugën atyre që i kanë sjellë shërbimet me parashutë, ata që dje kanë kërkuar njerëz me pagesë për ta vrarë Rugovën, ata që dje e kanë shantazhuar dhe bojkotuar LDK-në dhe liderin e saj Rugova, sot të njëjtit janë në krye të partisë. Unë luftën demokratike do ta bëjë brenda shtëpisë sime, aty ku jam rritë e plakë brenda subjektit tim,atij subjekti për të cilin mbaj barrët e rënda mbi supet e mia dhe familjes time duke ju dalur në mbrojtje institucioneve që udhëhiqeshin nga kolosët e asaj kohe të udhëhequr nga Ibrahim Rugova. Pra unë kam qenë gjithmonë pjesë e këtij subjekti, kam qenë brenda këtij subjekti që dikur ishte lëvizje, dhe ka ngjarë që se kam lejuar veten tu dali para akademikëve, e me thënë unë di më mirë se ju”, pohon ai.

Në fund, Geci ka folur edhe për Kosovën.

“Kosova ka pasur mundësi të jetë një shtet i fortë sikur që është Zvicra, së pari ka resurse natyrore që nuk mundet të krahasohet asnjë vend në Evropë,pastaj ka një rini të shkëlqyeshme dhe një popull për nga mosha mesatare më të riun në Evropë, një popull liridashës që ka dhënë shumë gjak e sakrifica nëpër shekuj për lirin e vendit të tij. Por politikat aktuale e kanë lodhur shumë këtë popull, ngase nga kjo këst politike gjithçka është politizuar, janë kapur të gjitha segmentet e jetës, duke u nisur nga arsimi shëndetësia, pasuria shoqërore, gjykata, duke ngritur numrin e veteranëve të rrejshëm nga 15 mijë sa ishin në 60 mijë duke punësuar familjar e bashkëpartiak, kurva hajni. Kosovën e shohë mirë kur këta të ikin nga pushteti”, përfundon Halil Geci. Fund

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat