Alarmon profesori: Qeveria serbe u betua për ripushtimin e Kosovës, kështu duhet të veprojë Kosova

Aktuale

Alarmon profesori: Qeveria serbe u betua për ripushtimin e Kosovës, kështu duhet të veprojë Kosova

Nga: P.R Më: 29 tetor 2020 Në ora: 10:46
Ana Brnabiç

Parlamenti i Serbisë votoi qeverinë e re në krye me Ana Brnabiç. E kryeministrja serbe derisa prezantoi planin qeverisës, ndër prioritet e saj ka përmendur edhe interesat e Serbisë në Kosovë duke theksuar se nuk do të heq dorë nga insistimi për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

E lidhur me këtë, ka reaguar edhe profesori Enver Bytyçi.

Sipas tij, qeveria serbe u betua për ripushtimin e Kosovës, e jo në Kushtetutën e saj.

“Qeveria e Serbisë për herë të parë nuk betohet në kushtetutën e vendit të saj, por për ripushtimin e Kosovës. Teksti i mëposhtëm "Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë, me përgjegjësi dhe përkushtim do të përkushtohem në ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë”, është mesazh i qartë”, ka shkruar Bytyçi, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, Kosova duhet ta ndërpret çfarëdo lloj dialogu me Serbinë.

“Qeveria, parlamenti, presidenti dhe institucionet e tjera të Kosovës kanë të drejtën e Zotit që të shpallin ndërprejen e dialogut dhe të të gjitha marrëdhënieve, përfshirë ato ekonomike me Serbinë. Një vend që betohet për pushtimin e territorit të Kosovës nuk mund të ruajë marrëdhënie normale me të. Ngado që ta analizosh, prosperiteti, shtetësia, pavarësia, integriteti territorial i Kosovës do të jenë më të garantuara, nëse ndërpriten të gjitha lidhjet politike, ekonomike, kulturore e në çdo fushë më Serbinë. Në të njëjtën kohë kjo duhet shoqëruar me ndryshime rrënjësore të sistemit dhe strukturës së shtetit në funksion të forcimit të tij dhe respektimit rigoroz të të drejtave të pakicave. Mbi gjithçka me respektimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, përfundon profesor, doktor Enver Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat