Qeveria e Serbisë u betua për ripushtimin e Kosovës, reagon profesori, tregon si të veprojë Kosova pas kësaj

Aktuale

Qeveria e Serbisë u betua për ripushtimin e Kosovës, reagon profesori, tregon si të veprojë Kosova pas kësaj

Nga: G.B Më: 29 tetor 2020 Në ora: 10:58
Prof. Dr. Asoc. Enver Bytyçi

Profesori Enver Bytyçi ka reaguar pas betimit të Qeverisë së Serbisë, derisa ka thënë se ajo nuk u betua në kushtetutën e vendit, por për ripushtim të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Qeveria, parlamenti, presidenti dhe institucionet e tjera të Kosovës kanë të drejtën e Zotit që të shpallin ndërprerjen e dialogut dhe të të gjitha marrëdhënieve, përfshirë ato ekonomike me Serbinë, përcjell Bota sot.

Bytyçi ka thënë se nuk mund të ruhet marrëdhënie normale me një vend që betohen për pushtimin e territorit të Kosovës.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Qeveria e Serbisë për herë të parë nuk betohet në kushtetutën e vendit të saj, por për ripushtimin e Kosovës. Teksti i mëposhtëm "Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë, me përgjegjësi dhe përkushtim do të përkushtohem në ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë”, është mesazh i qartë.

Qeveria, parlamenti, presidenti dhe institucionet e tjera të Kosovës kanë të drejtën e Zotit që të shpallin ndërprerjen e dialogut dhe të të gjitha marrëdhënieve, përfshirë ato ekonomike me Serbinë. Një vend që betohet për pushtimin e territorit të Kosovës nuk mund të ruajë marrëdhënie normale me të.

Ngado që ta analizosh, prosperiteti, shtetësia, pavarësia, integriteti territorial i Kosovës do të jenë më të garantuara, nëse ndërpriten të gjitha lidhjet politike, ekonomike, kulturore e në çdo fushë më Serbinë. Në të njëjtën kohë kjo duhet shoqëruar me ndryshime rrënjësore të sistemit dhe strukturës së shtetit në funksion të forcimit të tij dhe respektimit rigoroz të të drejtave të pakicave. Mbi gjithçka me respektimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat