Hoti: I rëndësishëm procesi në Administratën Publike

Aktuale

Hoti: I rëndësishëm procesi në Administratën Publike

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 11:14
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se procesi i reformës në Administratë Publikë është i rëndësishëm prandaj edhe kanë miratuar reduktimin e barrës administrative e cila mundëson edhe në kursimin e parasë publike si dhe ulë koston për të qenë konkurrent dhe për të rritur llogaridhënien.

“Ideja është të zvogëlojmë numrin e agjencive, të zvogëlojnë ligjet që kanë të bëjnë me licencat, ligji i inspektimeve pritjet i kam të mëdha”, tha Hoti.

Ai tha se me procesin e reformës në Administratën Publike do merret zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri.

Kurse, vetë Tahiri për këtë proces tha se konstatim i parë është se kurrë nuk do ketë reforme të suksesshëm e cila nuk prodhon dhimbje reforma nënkupton strukturimin e asaj të pa strukturuar dhe ato vijnë për shkak të neglizhencës që vijnë nga administrata.

Shefi i Zyrës së Be-së në Kosovë, Tomas Szuyog tha se BE mbetet e përkushtuar në mbështetjen e Kosovës për reformën administrative.

Sipas tij për procesin e zgjerimit është e rëndësishme reforma administrative.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat