Berisha: Kosova është i vetmi vend në Evropë pa sigurime shëndetësore

Aktuale

Berisha: Kosova është i vetmi vend në Evropë pa sigurime shëndetësore

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 12:07
Ali Berisha

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ali Berisha, ka kërkuar të rregullohet e drejta e sigurimeve shëndetësore

“Çështja e sigurimeve shëndetësore është një e drejtë elementare pët të gjithë njerëzit, e kjo është shumë e rëndësishme, gjegjësisht për sistemin shëndetësor, atë juridik si dhe atij politikë. E them në këtë mënyrë se është çështje e rendësishme duke e ditë që vendi ynë ka kaluar një luftë që kaloi me shkatërrim të shëndetit shëndetësor, tash e sa kohë’, tha ai.

Berisha më tejj tregoi se çështja e sigurimeve shëndetësore ka filluar që nga viti 2004.

“Nga vitit 2004 kanë filluar përpjekjet për të themeluar diçka për sistemin shëndetësor, po asgjë nuk është arritur. Të gjitha këto përpjekje kanë mbetur të pazbatueshme dhe kanë mbetur vetëm në letër", vijoi ai.

Berisha shtoi se Kosova është një ndër vendet e vetme që nuk ka sigurime shëndetësore.

“Kosova është një ndër vendet e vetmë që nuk ka sigurime shëndetësore. Mungesa e sigurimeve shëndetësore ka shkatërruar sistemin shëndetësor. Të parët që preken nga mungesa e sigurimet shëndetësore janë personat me asistencë sociale, personat me aftësi të kufizuara’, tha ndër të tjera ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat