Veseli: PDK-ja ka krijuar hapësirë të madhe për rininë dhe është platforma më e mirë për ta

Aktuale

Veseli: PDK-ja ka krijuar hapësirë të madhe për rininë dhe është platforma më e mirë për ta

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 12:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Kadri Veseli gjatë takimit me të rinjtë në Kaçanik, ka thënë se kjo parti është duke ofruar një model opozitar modern ndryshe nga partitë e tjera që kur kanë qenë në opozitë janë sjell në mënyrë destruktive, bllokuese e madje edhe të dhunshme e konfliktuale.

Nga këtu ai u ka bërë thirrje të rinjve që të punojnë për të mirën e vendit duke shtuar se perspektivën ata mund ta gjejnë duke punuar e kontribuar në Kosovë.

“PDK e ka rininë në qendër të vëmendjes për sa i përket programit dhe i jep peshë dhe hapësirë të veçantë brenda strukturave partiake, prandaj është e natyrshme që të rinjtë ta konsiderojnë partinë tonë si alternativën më të mirë për ta”.

“Në zgjedhjet e ardhshme lista e kandidatëve do të jetë mbushur me të rinj e po ashtu në qeverisje e vendim-marrje do vazhdohet me traditën e e përfshirjes së tyre masive”, ka deklaruar Veseli.

“Secili prej jush jeni në fazë fillestare të jetës së vërtetë, secili keni ëndrra që perspektivën me pas këtu. Ju duhet të angazhoheni më shumë, duhet të kemi angazhimin maksimal. Nuk jam lidhtarë i parullave që e zgjedhim çështjen me dorë, kemi pasur mund e sakrificë për lirim e pavarësi. Kosova ka resurse që mundet ta mbajë vetveten me i mbajt njerëzit këtu, hajde ta bëjmë bashkë”.

“Kemi pas suksese, por kemi mbetur në gjysmë të rrugës të zhvillimi ekonomik, duhet të kemi qef me jetuar në këtë vend me pas punë, ju me pas punë për të gjithë me jetuar këtu, jo duke e dëmtuar atë që e kemi arritur deri dje”.

Kryetar i degës së PDK-së në Kaçanik Besim Ilazi, tha se rinia ka nevojë për përkrahje të vazhdueshme.

“Komuna e Kaçaniku ka një rini të mrekullueshme e në veçanti në PDK, është një rini që vazhdimisht janë munduar. Janë rini e mrekullueshme që ka nevojë për përkrahje, e përkrahja për ta nuk do të mungojë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat