Nga PDK reagojnë ashpër: Betimi i Bërnabiqit, zotim për konflikt e jo për paqe

Aktuale

Nga PDK reagojnë ashpër: Betimi i Bërnabiqit, zotim për konflikt e jo për paqe

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 12:31
Blerta Deliu

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar ashpër për betimin provokues që bëri mbrëmë kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, e po ashtu edhe kabineti i saj.

Teksti i betimit përfshinte fjalë ku përmendej Kosova, e cila cilësohej si krahinë e Serbisë, e po ashtu zotime se “e njëjta do të ruhet”.

E Deliu me anë të një postimi në Facebook ka thënë se betimi i kryeministres serbe ishte zotim për konflikt dhe jo për paqe.

Ajo ka shtuar se kjo ngjarje nuk guxon të kalohet pa vërejtjen e ndërkombëtarëve.

Postimi i plotë:

Në betimin e saj, kryeministrja serbe dëshmoi botërisht se mentaliteti luftënxitës vazhdon ta ushqejë politikën, e për rrjedhojë edhe shoqërinë serbe. Kursi konfliktuoz që Serbia vazhdon ta ndjek, minon të gjitha përpjekjet e sinqerta për t’i dhënë shansin paqes në ndërtimin e marrëdhënieve normale mes dy shteteve tona.

Dialogu humb çdo argument, kur pasohet me thirrje që mobilizojnë urrejtjen ndaj palëve në dialog. Betimi i kryeministres serbe ishte zotim për konflikt dhe jo për paqe, prandaj nuk guxon të kalohet pa vërejtjen dhe reagimin e sponsorizuesëve të dialogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat