Hoti: Reforma e Administratës Publike në linjë me raportin e KE-së

Aktuale

Hoti: Reforma e Administratës Publike në linjë me raportin e KE-së

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 13:32
Avdullah Hoti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit me Organizatat e Shoqërisë Civile, me temën “Reforma e Administratës Publike: Shtytja e saj përpara”.

Siç njofton kumtesa, kryeministri Hoti ka nënvizuar faktin se Republika e Kosovës është në proces të ndërmarrjes së veprimeve konkrete sa i përket reformës administrative që duhet të ndodhë.

“Javën që shkoi është miratuar dokumenti për reduktimin e barrës administrative, i cili është në linjë me sugjerimet që i kemi marrë edhe në raportin për Kosovën nga Komisioni Evropian”, theksoi Kryeministri Hoti.

Ai vlerësoi se Kosova ka nevojë të rrisë efikasitetin institucional, në mënyrë që të mundësohet kursimi i parasë publike, të ulen shpenzimet publike, të ulen kostot e qytetarëve dhe bizneseve, si dhe të rritet ekonomia e vendit.

Ndërkaq, Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, si i ngarkuar me procesin e Reformës së Administratës Publike, pasi shpalosi pikat kryesore të planit të punës, theksoi se ky program është një përpjekje e vazhdueshme me qëllim të përfitimit për qytetarët. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat