Qeverisë së Kosovës duket që tash e tutje do t’i dalin probleme më të mëdha se që kanë pasur me numrat në Kuvend.
Kjo pasi që sot ekzekutivit i ka shkuar një kërcënim nga deputeti Fikrim Damka që ka kërkuar shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashit, ose në të kundërtën ka thënë se nuk do t’ua votojnë ligjet.
“Përderisa nuk tërhiqet nga pozita e ambasadorit, si 6 deputetë të Kuvendit dëshirojmë t’u informojmë se nuk do të votojmë asnjë ligj në seancat e ardhshme, jashtë ligjeve të COVID-19 dhe projektligjeve për rimëkëmbje ekonomike”, ka thënë sot Damka.
Gazeta Express ka kontaktuar deputetin e këtij grupi parlamentar për të parë nëse Damka ka folur në emër të grupit kur ka kërkuar shkarkimin e Gashit.
Deputeti Albert Kinolli i ka thënë Expressit se fjalimi i sotëm i Damkës ka qenë në emër të grupit.
“Fjalimi i deputetit Fikrim Damka ka qenë në emër të grupit parlamentar gjashtë plus”, ka thënë Kinolli.
Ai thotë se se si do të reagojë qeveria, nuk e dijnë megjithatë, për pritshmëritë që kanë nga ky kusht që i kanë vënë ekzekutivit duhet të deklarohet Damka që e ka bërë kërkesën.